Një grusht arra në ditë zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme, tregon studimi holandez

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Shkurt, 2026 16:35

Një grusht arra në ditë zvogëlon rrezikun nga vdekja e parakohshme, tregon studimi holandez

Një studim i fundit i Universitetit të Maastricht në Holandë ka konfirmuar se konsumimi i gjysmës së një grushti arra në ditë mund të ulë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Studimi dhjetëvjeçar përfshiu më shumë se 120,000 persona të moshës 55–69 vjeçare dhe analizoi shprehitë e tyre ushqimore dhe shkallën e vdekshmërisë pas dhjetë viteve. Rezultatet treguan se njerëzit që konsumuan të paktën 10 gram arra ose kikirikë në ditë kishin një rrezik 23% më të ulët për vdekje të parakohshme nga sëmundje të ndryshme, përfshirë kancerin, diabetin, sëmundjet e frymëmarrjes dhe sëmundjet neurodegjenerative.

Prof. Piet van den Brandt, drejtues i studimit, theksoi: “Është një zbulim i jashtëzakonshëm që edhe një sasi e vogël, rreth 15 gramë arra ose kikirikë në ditë, ka efekt të dukshëm në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes.”

Ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk mund të aplikohet për gjalpin e kikirikut, i cili përmban kripë dhe yndyrna të shtuar, dhe theksojnë rëndësinë e një diete të ekuilibruar që përfshin fruta dhe perime.

Ky studim shton provat për përfitimet shëndetësore të arrave dhe kikirikëve, duke i renditur ato si një pjesë të vlefshme të dietës ditore për mbrojtjen e shëndetit afatgjatë.

Flaka

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Shkurt, 2026 16:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme