Flaka Dossier Epstein – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 17

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 12:20

Flaka Dossier Epstein – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 17

Bill Gates u kërkon falje punëtorëve për Epsteinin, pranon se kishte lidhje me dy ruse.

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, “ka marrë përgjegjësi për veprimet e tij” lidhur me marrëdhëniet me financierin e ndjerë dhe të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein gjatë një takimi të brendshëm me punonjësit e Gates Foundation, ka thënë një zëdhënës i fondacionit për Reuters.

Komentet e zëdhënësit erdhën si përgjigje ndaj një raporti të The Wall Street Journal, sipas të cilit, Gates u kishte kërkuar falje stafit për lidhjet e tij me Epstein gjatë atij takimi.

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, “ka marrë përgjegjësi për veprimet e tij” lidhur me marrëdhëniet me financierin e ndjerë dhe të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein gjatë një takimi të brendshëm me punonjësit e Gates Foundation, ka thënë një zëdhënës i fondacionit për Reuters.

Komentet e zëdhënësit erdhën si përgjigje ndaj një raporti të The Wall Street Journal, sipas të cilit, Gates u kishte kërkuar falje stafit për lidhjet e tij me Epstein gjatë atij takimi.

Dokumentet e publikuara nga U.S. Department of Justice (DOJ) tregojnë se Gates dhe Epstein ishin takuar disa herë pas dënimit me burgim të Epsteinit, për të diskutuar zgjerimin e përpjekjeve filantropike të themeluesit të Microsoftit.

Sipas raportit të gazetës, Gates u ka thënë punonjësve se ishte një gabim i madh të kalonte kohë me Epsteinin dhe të përfshinte drejtues të fondacionit në takime me të. Raporti citon një regjistrim të komenteve të bëra nga Gates gjatë takimit.

“U kërkoj falje njerëzve të tjerë që u përfshinë në këtë për shkak të gabimit që bëra”, citohet të ketë thënë ai.

Gazeta shton se Gates e ka pranuar gjithashtu se kishte pasur dy lidhje jashtëmartesore me gra ruse, të cilat Epsteini i kishte zbuluar më vonë, por që nuk kishin lidhje me viktimat e Epsteinit.

Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Nuk kam parë asgjë të paligjshme”, thuhet se Gates u ka thënë punonjësve, sipas raportit.

Dokumentet e publikuara nga DOJ përfshinin edhe fotografi të Gates duke pozuar me gra, me fytyrat e tyre të redaktuara. Gates ka deklaruar më parë se marrëdhënia me Epstein ishte e kufizuar në diskutime të lidhura me filantropinë dhe se takimet me të ishin një gabim.

Sipas raportit, Gates i ka thënë stafit se fotografitë ishin bërë me kërkesë të Epsteinit, me asistente të tij, pas takimeve.

Për ta bërë të qartë, unë kurrë nuk kam kaluar kohë me viktimat, me gratë rreth tij”, ka shtuar Gates, sipas raportit.

Në fillim të këtij muaji, Fondacioni Gates ka deklaruar se nuk kishte bërë asnjë pagesë financiare ndaj Epsteinit dhe nuk e kishte punësuar atë në asnjë moment.

Fondacioni Gates, i drejtuar nga Bill Gates dhe i themeluar prej tij dhe ish-bashkëshortes së tij në vitin 2000, është një nga financuesit më të mëdhenj në botë të nismave globale për shëndetin. Gazeta Flaka

41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 12:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?