Kuvendi sot diskuton pagat e prokurorëve, Shoqata kërkon tërheqjen e ligjit

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 12:25

Kuvendi sot diskuton pagat e prokurorëve, Shoqata kërkon tërheqjen e ligjit

Kuvendi pritet të mbajë sot seancën e 89-të, me një rend dite të ngarkuar që përfshin emërime në disa institucione kyçe rregullatore dhe ndryshime ligjore me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë propozimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Banesat, si dhe shpallja e thirrjes publike për emërimin e një anëtari dhe të kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe shpalljen e thirrjes publike për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacionet me Karakter Publik, si dhe vendime për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi dhe të një anëtari të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në pjesën ligjore, në procedurë të shkurtuar janë përfshirë ndryshimet në Ligjin për shëndetin veterinar, Ligjin për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, Ligjin për deputetët, si dhe Ligjin për pagat dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar.

Vëmendje të veçantë pritet të marrin edhe ndryshimet në ligjet që rregullojnë pagat në sistemin e drejtësisë: Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për pagat e prokurorëve publikë, për pagat e gjykatësve, për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor – gjithashtu me procedurë të shkurtuar.

Lidhur me këtë pikë, Shoqata e Prokurorëve Publikë ka kërkuar nga Kuvendi që të tërheqë nga rendi i ditës ndryshimet e propozuara në Ligjin për pagat e prokurorëve, transmeton TV21. Në reagimin e saj, Shoqata thekson se pagat aktuale të prokurorëve në vend janë ndër më të ulëtat në rajon, duke u luhatur nga 90.000 deri në 130.000 denarë (rreth 1.500–2.100 euro).

Për krahasim, sipas Shoqatës, pagat mesatare mujore të prokurorëve në rajon variojnë nga 1.600 deri në 4.000 euro në Serbi, 1.600–4.700 euro në Mal të Zi, 1.600–3.000 euro në Shqipëri dhe rreth 3.000 euro në Bullgari, plus bonus vjetor.

Ata paralajmërojnë se çdo ulje e mëtejshme e pagave cenon pavarësinë e prokurorëve dhe mund të ndikojë negativisht në funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, Shoqata njofton se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve të fundit ligjore, duke kërkuar që propozimet të rishikohen në detaje përpara se të procedohen më tej në Kuvend. Gazeta Flaka

41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 12:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?