“Sejdiu zbulon hallet e Lëvizjes Besa, Alternativës dhe ASH-së së Arben Fetait”

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2026 00:26

“Sejdiu zbulon hallet e Lëvizjes Besa, Alternativës dhe ASH-së së Arben Fetait”

Blerim Sejdiu, i ftuar në Click Plus, komentoi pakënaqësitë e Arben Fetait brenda VLEN, duke theksuar se mendimet e ndryshme nuk duhet të dëmtojnë koalicionin. Ai bëri thirrje për kompromis dhe përqendrim te rezultatet dhe gjendja në terren.

“Të gjejmë gjuhën e përbashkët, kompromisin dhe të pajtohemi me gjendjen politike dhe rezultatet tona. Nuk duhet të shprehim pakënaqësitë individuale që të bllokojmë apo dëmtojmë VLEN-in,” tha Sejdiu.

Ai shtoi se Alternativa do të gjejë rrugën për të tejkaluar pengesat politike dhe do të marrë vendimet më të mira, ashtu si herën e parë kur u bë pjesë e koalicionit.

Në lidhje me Fatmir Limanin dhe statusin e tij në Lëvizjen Besa, Sejdiu sqaroi se ai mbetet anëtar i partisë, edhe pse është shkarkuar nga funksionet e brendshme. “Shkarkimi ka qenë nga përgjegjësitë dhe funksionet, jo nga anëtarësia,” theksoi ai.

Lidhur me deklaratën e Limanit se “Nuk jam individ, nesër mund të jem 15 deputetë”, Sejdiu tha se nuk ka informacion të mjaftueshëm për ta komentuar atë.

Në fokus mbetet uniteti brenda VLEN dhe tejkalimi i tensioneve individuale për të ruajtur funksionimin e koalicionit. Gazeta Flaka

75
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2026 00:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
75
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?