VMRO akuzon LSDM për lidhje me Grubin, LSDM: VMRO-ZNAM refuzoi pagën minimale 600 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2026 11:40

VMRO akuzon LSDM për lidhje me Grubin, LSDM: VMRO-ZNAM refuzoi pagën minimale 600 euro

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella lidhur me rritjen e pagës minimale dhe me zhvillimet e fundit rreth ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, përcjell Gazeta Flaka

Nga LSDM thonë se deputetët e koalicionit VMRO-ZNAM nuk e mbështetën propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro, duke refuzuar të votojnë ligjin e paraqitur nga kjo parti. Sipas tyre, Qeveria ka mjete për tenderë dhe shpenzime luksoze, por jo për rritjen e pagave të mbi 200 mijë punëtorëve. Ata theksojnë se, në kushte kur shporta sindikale tejkalon 67.000 denarë dhe kostot e jetesës janë në rritje, refuzimi i ligjit përbën goditje ndaj standardit jetësor të qytetarëve. LSDM njofton se do të vazhdojë të kërkojë rritje të pagës minimale përmes ribalancimit të buxhetit dhe rialokimit të mjeteve nga shpenzimet joprioritare.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE akuzon LSDM për bashkëpunim dhe tolerim të, siç thonë ata, keqpërdorimeve milionëshe gjatë periudhës së qeverisjes së përbashkët me BDI-në. Sipas VMRO-DPMNE-së, pas arrestimit të Artan Grubit, LSDM ndodhet në konfuzion dhe frikë nga dëshmitë e mundshme që mund të implikojnë ish-funksionarë të lartë të partisë. Ata kërkojnë përgjegjësi individuale dhe hetim profesional, transparent dhe joselektiv nga institucionet kompetente.

Të dyja partitë theksojnë nevojën për përgjegjësi dhe transparencë, ndërsa debati politik për pagën minimale dhe për rastet e dyshuara të keqpërdorimeve vazhdon. Gazeta Flaka

75
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2026 11:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
75
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?