Azir Aliu pretendon se do të “këpus” ende deputetë nga “pema” e Frontit Evropian!
Ministri i Shëndetësisë dhe anëtar i VLEN, Azir Aliu, konfirmoi për TV Telma se koalicioni po zgjerohet dhe po bashkohet me deputetë të tjerë.
Sipas Aliut, pjesë e VLEN tani do të bëhet edhe deputeti Ilir Demiri, i cili më parë ishte pjesë e krahut të Aleancës dhe hyri në Kuvend si pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI.
“Deputeti Demiri, ju tashmë e dini se një pjesë e kësaj iniciative është të bashkojmë të gjitha forcat tona në mënyrë që të jemi më efikas në zbatimin e asaj që kërkojnë qytetarët. Dhe po, është e vërtetë që jemi në negociata edhe me deputetë të tjerë, në mënyrë që ky karvan ndryshimesh të jetë gjithnjë e më i fortë dhe më seriozisht i organizuar”, tha Aliu.
Sipas njoftimeve, rikonstruimi i Qeverisë pritet të ndodhë në maj ose qershor. Në publik po qarkullojnë spekulime mbi ministrat që mund të zëvendësohen, duke përfshirë dikastere si drejtësia, energjia, bujqësia, kultura dhe sporti. Ristrukturimi i paralajmëruar pritet gjithashtu të përfshijë largimin e disa zyrtarëve nga VLEN.
Ky zgjerim dhe bashkim i koalicionit shihet si një përpjekje për të konsoliduar fuqinë politike dhe për të përforcuar pozitat e VLEN-it në periudhën e ardhshme. Gazeta Flaka
















