BDI: VLEN nuk ndihet i gjallë, Fillkovi dhe Janevska po ua tërheqin veshin

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2026 15:00

BDI: VLEN nuk ndihet i gjallë, Fillkovi dhe Janevska po ua tërheqin veshin

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat kontradiktore të ministrit Fillkovi dëshmojnë qartë se ai nuk ka as plan e as vullnet për ta respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Sot thotë një gjë, nesër një tjetër, por asnjëherë nuk e thotë të vetmen gjë që duhet: se do të zbatojë rendin juridik të vendit.

Në fillim, Fillkovi deklaroi se përmes provimit të jurisprudencës kontrollohet njohja aktive e gjuhës maqedonase, duke theksuar se “kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase”. Dje ai ndryshoi qëndrim dhe thotë se “për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative”.

Pra, çfarë është ky provim sipas tij? Test për njohje gjuhësore apo provim profesional? E vërteta është e thjeshtë: ai është provim për kontrollin e njohurive profesionale të fituara gjatë studimeve, studime që shumë kandidatë i kanë ndjekur në gjuhën e tyre amtare. Çdo përpjekje për ta shndërruar këtë provim në filtër gjuhësor është manipulim i pastër.

Edhe një herë po shkelet germa e Kushtetutës dhe ligjeve në Maqedonia e Veriut. Vetëm si shembull po japim, Ligji për Nëpunësit Administrativë, në nenin 31, parasheh njohjen aktive të gjuhës maqedonase, ndërsa neni 40 rregullon provimin profesional, dy çështje të ndara qartë. Për më tepër, provimi profesional prej vitesh mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me rendin juridik të vendit. As ligji për nëpunësit administrativë dhe as ai për provimin e jurisprudencës nuk përcaktojnë ndalim për mbajtjen e provimit në shqip, përkundrazi, praktika e deritanishme e dëshmon të kundërtën, e veçanërisht Ligji për gjuhët e rregullon këtë çështje qartë si lex specialis.

Në këtë situatë, heshtja e VLEN-it është domethënëse. A nuk po ndihet i gjallë ky koalicion? Apo ndoshta po “disiplinohet” nga Fillkovi dhe Janevska që të mos reagojë përballë shkeljeve të hapura?

BDI pyet qartë: A ka ligj në këtë vend apo jo? A do të zbatohet ai në mënyrë të barabartë për të gjithë? Apo do të vazhdojmë të jetojmë në një realitet ku deklaratat ndryshojnë nga dita në ditë, ndërsa e drejta mbetet peng i tekeve politike?

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shkurt, 2026 15:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?