Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 27 Shkurt, 2026 11:13

Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “Kosova ka qenë dhe do të jetë Serbi”, dhe shtoi se as që i shkon ndër mend ta pranojë çfarëdo njohje të Kosovës.

Këto komente, ai i bëri në Astana të Kazakistanit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për të komentuar deklaratat e ish-diplomatit serb, Nebojsha Vujoviq, i cili tha se shefit të diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, në Uashington Sekretari i Shtetit amerikan, Marko Rubio, ia ka prezantuar dokumentin për njohjen e Kosovës.

Vuçiqi tha se Gjuriq është takuar me Rubion krejt rastësisht.

“Pra, ka pasur biseda të mrekullueshme atje. Nuk më shkon mendja të pranoj çfarëdo lloj njohjeje të Kosovës. Nuk jam unë Nebojsha Vujoviq, i cili çdo pjesë të territorit të Serbisë do ta shiste për shishen e fundit për një ditë. Nuk më shkon në mendje që jo me Marko Rubion, por as me Shën Pjetrin të bisedoj për Kosovën. Kosova është Serbi, ka qenë dhe do të jetë, dhe këtu përfundon”, tha presidenti Serb.

Ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviq deklaroi sot se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës vetëm që të qëndrojë në pushtet dhe të shmangë sanksionet amerikane për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve dhe mosrespektim të sundimit të ligjit.

Duke komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, në Uashington, Vujoviq tha për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se Sekretari Amerikan i Shtetit, Mark Rubio, e ka informuar shefin e diplomacisë serbe për një marrëveshje të fshehtë dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Gjuriq është ftuar në Uashington që Rubio, në emër të qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump, ta njoftojë me një marrëveshje të fshehtë e detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ka qenë qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Uashington. Serbia çdo ditë, hap pas hapi, po i afrohet formalizimit dhe njohjes zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”, u shpreh Vujoviq.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga Serbia do të kishte rëndësi të madhe për Donald Trumpin, ndërsa presidenti Vuçiq, shtoi ai, do të fitonte kohë për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet.

“Me nënshkrimin e një marrëveshjeje detyruese për njohjen e Kosovës, Donald Trump do të arrinte një sukses të madh dhe njëkohësisht do t’i jepte një shuplakë Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Nga ana tjetër, kjo i konvenon Vuçiqit sepse do të fitonte kohë për të qëndruar në pushtet. Ai do të merrte njëfarë pajtimi të heshtur për mbylljen e mediave të pavarura, ndërsa do të shtyhej vendosja e sanksioneve amerikane për korrupsion, manipulim zgjedhor dhe mosrespektim të sundimit të ligjit, sipas Ligjit për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Kongresi amerikan”, theksoi mes tjerash ish-diplomati serb.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 27 Shkurt, 2026 11:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?