Vizitë dhe iftar me imamët dhe stafin akademik të BFI në Gostivar
Në kuadër të vizitave të Komisionit të Rijasetit gjatë muajit Ramazan, një delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, i udhëhequr nga Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, vizitoi të martën (03.03.2026) Muftininë e Gostivarit, raporton Gazeta Flaka
Delegacioni përfshinte edhe Kryetarin e BFI, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtorët e sektorëve të Rijasetit, stafin e SHAM Medreseja ISA BEU, Dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame me stafin akademik dhe mysafirë të tjerë.

Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, së bashku me koordinatorin e Komisionit Republikan Hfz. Mr. Fejzulla ef. Sadiki, u shpreh mirënjohës dhe mirëpriti mysafirët, ndërsa iftari u zhvillua në mënyrë të përbashkët me imamët, mualimët, muderritë, hatibët, muezinët dhe këshillat e xhamive të Gostivarit.
Gostivari, si gjithmonë, tregoi mikëpritjen dhe organizimin e lartë, të cilën e vlerësuan të gjithë prezentët. Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli theksoi kënaqësinë e tij për prezencën e delegacionit dhe nderin që i bëhet Muftinisë dhe besimtarëve të qytetit. Gazeta Flaka
















