Edhe Mickoski jep garanca: Siguria në Maqedoni stabile! 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 15:56

Edhe Mickoski jep garanca: Siguria në Maqedoni stabile! 

Siguria në Maqedoninë e Veriut është stabile dhe aktualisht nuk ka kanosje të rrezikut nga aktivitetet luftarake që po zhvillohen në Lindjen e Mesme, tha kryeministri Hristijan Mickoski, pasi të njëjtën e deklaroi edhe presidendja Siljanovska para ca ditëve, shkruan Gazeta Flaka . Në ditën e gjashtë të përplasjeve të armatosura Iran-SHBA-Izrael si dhe shteteve të Gjirit ku amerikanët kanë baza, shërbimet tona të inteligjencës nuk presin zgjerim konflikti në Ballkanin Perëndimor.

“Çfarë ka të bëjë me gjendjen e sigurisë në shtet, ajo është stabile dhe e qetë. Deri në këtë moment nuk ekziston rrezik për gjendjen e sigurisë në vend. Ne ishim të mbledhur në Këshillin e Sigurisë që e organizoi Presidentja, bëmë analizë në bazë të informacioneve që i morëm nga shërbimet por edhe nga ministritë përkatëse, këtu mendoj për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Brendshme dhe në bazë të dhënave mund t’i informoj qytetarët që gjendja e sigurisë është stabile”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Sa i përket evakuimit të shtetasve tanë që gjenden në zonat e konfliktit, kryeministri tha se shteti do t’i paguajë shpenzimet e transportit. Sot pasdite me aeroplanin qeveritar nga Izraeli për në Shkup pritet të fluturojnë disa shtetas, si grupi i parë i evakuuar. Autoritet thonë se me këtë përfundon procesin e kthimit i të gjithë shtetasve, të cilët kanë kërkuar evakuim nga Izraeli.

“Nga sot fillon evakuimi, të gjithë ata që kërkojnë riatdhesim nga Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, vetëm se kemi siguruar fluturimin dhe shteti do të paguaj shpenzimet. Një pjesë e atyre që janë në Izrael dhe vendet për rreth gjithashtu do të evakuohen, kështu që secili që gjendet atje në rajonin që ka veprime luftarake, vetëm t’i ndjek kumtesat e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se në kuadër të procesit të evakuimit, në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi janë regjistruar 505 shtetas, nga të cilët 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, 31 persona janë regjistruar nga Kuvajti dhe 14 persona nga Bahreini. Në Doha, deri më sot, janë regjistruar 141 shtetas. Sipas ministrisë, në ditët në vijim, pritet të fillojë kthimi i shtetasve edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe qytetarëve, të cilët ndodhen në Katar, Bahrein dhe Kuvajt, për të cilët është planifikuar kthimi me fluturime ajrore. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 15:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?