Edhe Siljanovska pranon dështimin e institucioneve: Alarm për rritjen e dhunës ndaj grave

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 15:39 Përditësuar

Edhe Siljanovska pranon dështimin e institucioneve: Alarm për rritjen e dhunës ndaj grave

Presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka ngritur sot zërin kundër rritjes së dhunës ndaj grave, duke kritikuar ashpër institucionet për dështimin në parandalimin e rasteve tragjike.

Duke folur në një seancë plenare në kuvend me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, ajo tha se sistemi institucional ka pësuar një “disfatë”, duke theksuar se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2026 janë regjistruar katër raste të femicidit. Sipas të dhënave që ajo prezantoi, gjatë vitit 2025 janë raportuar 4.745 raste të dhunës në familje dhe gjashtë vrasje.

“Është e frikshme që çdo 8 Mars të numërohen viktima të reja dhe të përsëriten të njëjtat statistika brutale, ndërsa masat e propozuara mbeten të pazbatuara”, deklaroi presidentja, duke shtuar se simbolika e kësaj dite është errësuar nga realiteti tragjik i dhunës ndaj grave.

Siljanovska-Davkova ngriti edhe pyetjen se çfarë ka ndodhur me detyrimin kushtetues për mbrojtjen e familjes, ndërsa theksoi se raportimi i dhunës mbetet pikë kyçe. Sipas saj, nëse viktimat nuk gjejnë mbështetje tek institucionet dhe përballen me indiferencë, besimi në sistem bie dhe dhuna vazhdon.

Ajo vuri në dukje se policët, punonjësit socialë dhe gjyqtarët mund të jenë ose shpëtimtarë aktivë të viktimave, ose bashkëpunëtorë pasivë në krim nëse nuk reagojnë siç duhet. Presidentja theksoi gjithashtu se nuk mjafton vetëm përfshirja e femicidit në Kodin Penal, nëse rastet riklasifikohen ose përfundojnë me dënime të buta.

Në fund të fjalës së saj, ajo theksoi se gratë nuk kanë nevojë për gjeste simbolike njëditore, por për siguri reale dhe një sistem funksional që mbron dinjitetin dhe jetën e tyre.

Deklaratat e saj vijnë pas një rasti tragjik të ndodhur së fundmi në komunën e Karposh, ku një nënë bashkë me fëmijën e saj humbën jetën pasi u hodhën nga ballkoni, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur sërish pyetje mbi rolin e institucioneve në parandalimin e dhunës në familje.

Dhunë në familje në Gostivar – arrestohet 24-vjeçari

Sakaq, një 24-vjeçar nga rajoni i Gostivarit është arrestuar për dhunë në familje. Më 05.03.2026 rreth orës 05:40, policia nga OVR Gostivar ka privuar nga liria E.A. (24) nga rajoni i Gostivar.

Ai dyshohet se në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 23-vjeçare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 15:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?