Parashikimi i Azir Aliut: Arben Taravari mund të përfundojë si “nënkryetari i dytë i BDI-së

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 22:53

Parashikimi i Azir Aliut: Arben Taravari mund të përfundojë si “nënkryetari i dytë i BDI-së

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Taravari të bëra në emisionin Debat në Shenja, duke theksuar se pretendimet për përçarje brenda koalicionit VLEN bëhen me qëllim krijimin e ndasive politike.

Taravari kishte deklaruar se Aliu i takon “krahut të Adnanit”, ndërsa Arben Fetai “krahut të Izet Mexhiti”, duke pretenduar se beteja e tyre lidhet me pozicionet brenda VLEN-it.

Aliu i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se një narrativ i tillë po rezulton në efekt të kundërt. Sipas tij, kjo qasje po bën që anëtarët e Aleanca për Shqiptarët që janë afër Taravarit të afrohen me strukturat e tjera të koalicionit.

“Ky narrativ, për fat të keq për Taravarin dhe për fat të mirë për neve, bën që anëtarët e Aleancës për Shqiptarët së Taravarit të vijnë tek ne”, deklaroi Aliu.

Sipas tij, mënyra se si disa politikanë i mohojnë bashkëpunëtorët e dikurshëm tregon për mentalitetin e politikanëve të vjetër. “Të zhbësh dhe të shumëzosh me zero energjinë dhe forcën që ta ka dhënë një anëtar dhe sot politikisht të mos jesh në një vijë me të, tregon shumë për profilin e politikanëve të vjetër që nesër do të shkojnë në histori”, tha ai.

Aliu shtoi se me këtë qasje Taravari rrezikon të mbetet i izoluar politikisht, duke theksuar se mund të përfundojë si “nënkryetari i dytë i Bashkimi Demokratik për Integrim”.

Duke folur për zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët, ministri tha se nuk bëhet fjalë për ndarje, por për një riorganizim të brendshëm me qëllim arritjen e rezultateve më të mira politike në dobi të qytetarëve.

I pyetur nëse Agjencia për Komunikime Elektronike ishte shkak i tensioneve të fundit në parti, Aliu tha se do të ishte “tragjedi politike” nëse një strukturë e organizuar mirë do të prishej për një post drejtori.

“Do të ishte tragjedi edhe për qytetarët nëse përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore do të varej nga një post i vetëm, qoftë ai drejtor i një agjencie”, u shpreh ai.

Sipas Aliut, konkursi për drejtuesin e kësaj agjencie është prishur dy herë për shkak të mungesës së dokumentacionit nga kandidatët dhe në krye të saj duhet të vendosen profesionistë.

Ai akuzoi gjithashtu opozitën se po përpiqet të politizojë procese institucionale për shkak të problemeve të brendshme. “Opozita, duke pasur probleme brenda vetes, tenton të politizojë çdo proces, qoftë edhe një proces teknik si zgjedhja e drejtorit të një agjencie”, theksoi Aliu.

Duke komentuar raportet me Fetain, Aliu tha se situata aktuale është e kundërta e përçarjes së mëhershme në Aleancën për Shqiptarët. “Atëherë kishte ndarje, ndërsa sot kemi bashkim. Ai ‘folder’ politik është ende aktiv dhe sot është riemëruar në Bashkimin Demokratik për Integrim. Pas dy vitesh, faktet flasin vetë”, deklaroi ai.

Në fund, Aliu vlerësoi se koalicioni VLEN ka krijuar një model të ri bashkëpunimi politik mes partive shqiptare. Sipas tij, ky koalicion është shndërruar në një lloj “akademie politike” për bashkimin e partive dhe krijimin e strukturave më monolite në skenën politike shqiptare në vend. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?