Selimi kritikon qëndrimin e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Mars, 2026 20:51

Selimi kritikon qëndrimin e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Analisti Sefer Selimi ka komentuar sot takimin e grupit parlamentar të VLEN-it me përfaqësuesit e studentëve të jurisprudencës, duke vënë theksin te tensioni mes të drejtave kushtetuese dhe qëndrimeve politike.

“Një e drejtë kushtetuese dhe ligjore nuk kërkon zgjidhje, kërkon zbatim. Çdo gjë tjetër është vetëm arsyetim për mosrealizimin e asaj të drejte”, tha Selimi, duke e konsideruar të panevojshme diskutimin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe nga ana e ministrit.

Sipas tij, gjuha shqipe është de jure dhe de facto gjuhë zyrtare, e garantuar nga Amendamenti V i Kushtetutës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve. “Nuk ka nevojë që z. Qoku të premtojë ‘zyrtarizim’, ai thjesht duhet t’ia kërkojë shefit që ta zbatojë ligjin. Qoftë edhe 5 apo 6 herë”, theksoi Selimi.

Ai kritikoi gjithashtu përparësitë e dhëna për disa ish-zyrtarë të VMRO-DPMNE-së në ndryshimet e Kodit Penal: “Rreth 80 zyrtarë të VMRO-së, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë aktuale, shpëtuan nga ndryshimet në Kodin Penal. Por z. Qoku nuk guxon ta përmendë këtë sepse pastaj shefi mund ta ‘tërheqë për veshi’”.

Selimi sugjeroi se një qëndrim i thjeshtë do të kishte ruajtur kredibilitetin e VLEN-it: “‘I dëgjuam studentët dhe qëndrojmë me ta.’ Dhe pastaj të vazhdojë me BDI 20 vjet blla blla blla…”

Nga ana e tyre, VLEN-i deklaroi pas takimit: “Ne jemi pa dyshim në anën e studentëve dhe përkrahim gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, për realizimin e një të drejte të garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Mbetemi të përkushtuar përmes dialogut dhe angazhimit institucional të kontribuojmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje në interes të studentëve dhe respektimin e parimeve të barazisë dhe drejtësisë.”

Megjithatë, VLEN-i paralajmëroi se nuk do të premtojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe më shumë se njëherë: “Ne nuk do të premtojmë 6 apo 7 herë zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Nuk do mashtrojmë as vetëm për interesa elektorale siç u bë me ligjin e Medresësë Isa Beu, të cilin u detyruam ta ribëjmë siç duhet.”

Analisti Selimi vuri në dukje se problemet strukturore me të cilat përballen shqiptarët janë pasojë e viteve të mungesës së përkushtimit politik: “Sikur ministrat shqiptarë të drejtësisë ndër vite t’u kishin kushtuar qoftë edhe 2% të mundit çështjeve me interes për shqiptarët, dhe sikur ministri i fundit të ishte marrë minimalisht me këtë çështje, sot nuk do të përballeshim me probleme të tilla.” Gazeta Flala

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Mars, 2026 20:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?