Kryesia e re e VLEN-it “izolohet” në Çair dhe Tetovë? Jashtë mbeten shumica e zonave shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 22:49

Kryesia e re e VLEN-it “izolohet” në Çair dhe Tetovë? Jashtë mbeten shumica e zonave shqiptare

Përbërja e re e kryesisë së koalicionit VLEN po ngre debat në opinionin publik, pasi struktura drejtuese duket se është përqendruar pothuajse tërësisht në dy zona – Çair dhe Tetovë – ndërsa shumë qytete dhe vendbanime të tjera shqiptare mbeten pa përfaqësim në nivelin më të lartë të koalicionit, shkruan Gazeta Flaka.

Sipas përbërjes së publikuar, VLEN do të drejtohet nga bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ndërsa nënkryetarë janë Ilir Demiri dhe Bekim Qoku. Sekretar i përgjithshëm është Bekim Sali.

Megjithatë, analiza e përfaqësimit territorial ka ngritur kritika, pasi në këtë strukturë nuk ka përfaqësues nga një numër i madh qytetesh dhe zonash me popullsi shqiptare, si Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kërçovë.

Po ashtu, pa përfaqësim në kryesinë e re mbeten edhe një sërë komunash dhe vendbanimesh shqiptare në dhe rreth Shkup, përfshirë Haraçinë, Saraj dhe Likovë.

Në listën e zonave të anashkaluara përfshihen gjithashtu edhe qytete me komunitete shqiptare në jug të vendit, si Manastir, Resnjë dhe Prilep.

Kjo ka shtuar perceptimin se drejtimi i ri i VLEN-it është i përqendruar kryesisht në dy qendra politike – Çair dhe Tetovë – duke lënë jashtë shumicën e hapësirës shqiptare në Maqedonia e Veriut.

Debati u intensifikua edhe pas vizitës së krerëve të koalicionit në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas homazheve në Prekaz, në konakun e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Në rrjetet sociale nuk munguan reagimet kritike. Aktivistja dhe analistja qytetare Nafie Selmani ironizoi:

“Thuhet se Billi në një takim të ketë thënë: A i ka bë Qoku bile dy vota në Strugë? Të gjithë tjerët tallen me gafet e tij dhe paraqitjet skandaloze të Qokut në media, por Albin ‘baba’ ua ul në krye të vendit e këta zë s’guxojnë me i bë.”

Ndërkohë analisti politik Sefer Selimi paralajmëroi për rrezikun e politizimit të simbolikës së luftës në Prekaz:

“Një koalicion që në thelb është vetëm një zgjatje ‘shqiptare’ e VMRO-DPMNE dhe që shërben si transmetues i politikave anti-shqiptare të kësaj qeverie.”

Edhe gazetari Rami Mislimi e përmblodhi situatën me një fjali të shkurtër:

“Foto me Kurtin, nënshkrim me Mickovskin!”

Pas vizitës në Kosovë, bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti shkroi:

“Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”

Megjithatë, kritikat po përqendrohen gjithnjë e më shumë te fakti se përbërja e re e drejtimit të koalicionit duket se përfaqëson vetëm dy zona kryesore, ndërsa një pjesë e madhe e vendbanimeve shqiptare në vend mbeten jashtë vendimmarrjes politike të këtij formacioni. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 22:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?