ASH në Dibër nderon mësueset veterane për 7 dhe 8 Marsin
Kryetari i Aleanca për Shqiptarët – dega Dibër, Shefki Lleshi, së bashku me anëtaren e këshillit komunal Fatjona Daci, kanë zhvilluar një takim simbolik me disa mësuese veterane të qytetit, me rastin e 7 Marsi dhe Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e ASH-së u dhuruan lule mësueseve si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në arsim dhe në shoqërinë dibrane.
Në një deklaratë publike, Lleshi theksoi rëndësinë e rolit të mësuesve dhe grave në ndërtimin e shoqërisë.
“Shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë duke u dhuruar lule si një shenjë e vogël falënderimi për kontributin e tyre të çmuar në arsimin dhe në shoqërërinë dibrane. Puna, përkushtimi dhe urtësia e tyre mbeten frymëzim për të gjithë ne.”
Ai shtoi se mësuesit janë themel i së ardhmes së shoqërisë.
“Mësuesit janë shtylla e së ardhmes sonë, ndërsa roli i gruas në ndërtimin e shoqërisë është i patjetërsueshëm.”
Në fund të mesazhit, ai uroi të gjitha gratë për festën e tyre.
“Në emër të Aleancës për Shqiptarët, u uroj të gjitha grave Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.”
Sipas tij, takimi me mësueset veterane ishte një moment i veçantë respekti dhe mirënjohjeje për gratë që, përmes arsimit, kanë formuar breza të tërë në Dibër dhe më gjerë. Gazeta Flaka
















