Vrima në buxhet është diku rreth 2 miliardë euro – Ja kush e thotë!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2026 21:45

Vrima në buxhet është diku rreth 2 miliardë euro – Ja kush e thotë!

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin rajonal me organizatat komunale nga njësia zgjedhore 4, që u mbajt në Strumica, paralajmëroi se gjendja ekonomike në vend është përkeqësuar seriozisht dhe se ka probleme të mëdha në financat publike, të cilat tashmë po reflektohen edhe në funksionimin e kompanive. Filipçe theksoi se vrima në buxhet po thellohet, ndërsa shteti vazhdon të marrë borxhe.

“Po e ndjekim situatën me financat. Qeveria po kërkon kredi. E fundit është rreth 300 milionë euro. Vrima në buxhet është diku rreth 2 miliardë euro. Është lëshuar edhe një euroobligacion prej 1 miliard eurosh, por kjo nuk është e mjaftueshme”, tha Filipçe.

Ai theksoi se pushteti po vonon shlyerjen e obligimeve, gjë që tashmë po ndikon negativisht në sektorin privat.

“Po vonohet pagesa ndaj subjekteve ekonomike, rreth 500–600 milionë euro. Rreth 100 milionë euro është borxhi në bazë të kthimit të TVSH-së për kompanitë. Ka kompani që po mbyllen sepse nuk mund ta përballojnë situatën, prandaj marrin kredi. Njerëzit kanë jetuar nga kthimi i TVSH-së, nga ato para, ndërsa tani marrin kredi, futen në borxhe dhe mbyllin kompanitë”, theksoi Filipçe.

Ai shtoi se qeveria po e vë në rrezik edhe pagesën e rregullt të pagave dhe pensioneve, ndërsa gjendja ekonomike me këto parametra pritet të përkeqësohet edhe më shumë në vjeshtë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2026 21:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?