Ambasadori i Shqipërisë në Shkup organizon iftar me diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Mars, 2026 00:14 Përditësuar

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup organizon iftar me diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka organizuar një mbrëmje iftari në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, ku morën pjesë diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të rinj e përfaqësues të shoqërisë civile.

Të pranishëm ishin edhe presidentët e parlamenteve studentore të Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, përfaqësues të lëvizjes studentore, si dhe futbollistë të klubit KF Bashkimi.

“Një mbrëmje iftari e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup. Mes miqsh dhe partnerësh: ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, si dhe të rinj e përfaqësues të shoqërisë civile”, ka shkruar ambasadori Meidani.

Ai shtoi se atmosfera e mbrëmjes ishte shumë miqësore dhe e ngrohtë.

“Një mbrëmje e ngrohtë mes bisedash të mira, respekti dhe miqësie. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, theksoi Denion Meidani.

KF Bashkimi 1947 pjesë e iftarit të organizuar nga ambasadori Denion Meidani

Klubi futbollistik KF Bashkimi 1947 mori pjesë në iftarin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të ambasadorit Denion Meidani.

Në këtë aktivitet, klubi u përfaqësua nga kapiteni i ekipit Armend Alimi, si dhe nga dy futbollistët e rinj me perspektivë, Rexhep Murati dhe Adis Murati.

Nga KF Bashkimi 1947 shprehën mirënjohje për organizimin dhe mikpritjen.

“FC Bashkimi 1947 falënderon Ambasadën e Shqipërisë dhe në veçanti ambasadorin, ekselencën e tij z. Denion Meidani, për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.”

Iftari i organizuar nga Ambasada shqiptare mblodhi përfaqësues të ndryshëm nga jeta publike dhe shoqërore, në një atmosferë miqësore gjatë muajit të Ramazanit.

Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Mars, 2026 00:14 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?