100 gra nga disa komuna nderohen nga Aleanca për Shqiptarët për kontribut profesional jetësor

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 11 Mars, 2026 00:15 Përditësuar

100 gra nga disa komuna nderohen nga Aleanca për Shqiptarët për kontribut profesional jetësor

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës botërore të gruas, Sekretariati për Barazi Gjinore i Aleanca për Shqiptarët, i udhëhequr nga Njomza Shaqiri, në bashkëpunim me këshilltaret komunale të partisë në nivel vendi, organizoi një aktivitet simbolik për vlerësimin e kontributit të grave në shoqëri.

“Në kuadër të këtij aktiviteti u shpërndanë Mirënjohje për Kontribut Profesional Jetësor për 100 gra të dalluara nga disa komuna, përkatësisht nga Tetova, Gostivar, Kërçova, Dibra, Vrapçishti, Likova, Çair, Gazi Baba, Saraj dhe Tearca. Me këtë rast u nderuan gra që me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës shoqërore”, njoftoi Shaqiri.

Lideri i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, theksoi rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri dhe vlerësoi angazhimin e këshilltareve komunale të partisë në organizimin e këtij aktiviteti.

Gratë janë një nga shtyllat më të forta të shoqërisë sonë. Përmes këtij aktiviteti kemi dashur të shprehim mirënjohjen dhe respektin për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite në fusha të ndryshme të jetës shoqërore”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se fuqizimi i grave është një proces i domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë.

Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri nuk është vetëm çështje barazie, por një domosdoshmëri për zhvillimin dhe progresin e përgjithshëm të shoqërisë sonë”, theksoi ai.

Nga Aleanca për Shqiptarët bëjnë të ditur se aktiviteti kishte për qëllim promovimin dhe vlerësimin e rolit të pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar, duke theksuar se partia do të vazhdojë të mbështesë dhe të fuqizojë gratë në çdo sferë të jetës publike dhe institucionale. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 11 Mars, 2026 00:15 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?