Arjanit Hoxha kërkon dorëheqjen e Kostandinovskit: Po nxit urrejtje ndaj gjuhës shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 22:26

Arjanit Hoxha kërkon dorëheqjen e Kostandinovskit: Po nxit urrejtje ndaj gjuhës shqipe

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arjanit Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Hoxha thekson se është për keqardhje që një gjykatës, i cili duhet të mbrojë Kushtetutën dhe rendin kushtetues të vendit, sipas tij, përmes deklaratave publike po shfaq urrejtje ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.

Është për keqardhje që një gjykatës, i cili duhet të jetë mbrojtës i Kushtetutës dhe rendit kushtetues të vendit, përmes fjalëve të tij ‘tradhtohet’ nga nënvetëdija, duke nxjerrë në pah urrejtjen ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, debati me persona si Kostadinovski bëhet i pakuptimtë, pasi qëndrimet e tij nuk mbështeten në fakte dhe argumente.

Fatkeqësisht, debati me persona si Darko Kostandinovski bëhet i pakuptimtë. Qëndrimet e tij nuk mbështeten në fakte dhe as në argumente, por më tepër në shërbim të qarqeve që përpiqen me çdo kusht të krijojnë problem nga një çështje që është e pastër, e qartë dhe e garantuar si nga Kushtetuta, ashtu edhe nga Ligji për përdorimin e gjuhëve”, u shpreh ai.

Hoxha shtoi se gjuha duhet parë si pasuri dhe jo si kërcënim, duke sjellë edhe një shembull ndërkombëtar.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, është i lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër kubanezë emigrantë dhe e gëzon plotësisht të drejtën të flasë gjuhën e tij amtare. Ndërkohë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të lindur këtu prej brezash, përballen ende me interpretime shoviniste që përpiqen t’ua mohojnë ose kufizojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe”, ka theksuar Hoxha.

Në fund, ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Kostadinovskit.

Gjuha nuk është kërcënim për askënd. Ajo është pasuri, identitet dhe respekt për njëri-tjetrin. Prandaj Darko Kostandinovski duhet të japë dorëheqje sa më shpejt, sepse po luan me të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka përfunduar Hoxha.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 22:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?