Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës, përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Llacë e përshkroi si një realizim të premtimit të bërë më parë:
“Me krenari sot përuruam rrugën e asfaltuar në fshatin Llacë, sepse dje ishte premtim, ndërsa sot realitet. Kushte më të mira jetese meriton çdo qytetar i Tetovës, andaj kujdesi jonë është për çdo vendbanim dhe lagje të qytetit,” tha Kasami.
Rruga ka një gjatësi prej 1,200 metrash dhe një sipërfaqe prej 4,783 m², duke ofruar siguri dhe mirëqenie për banorët e fshatit.
“Me këtë investim synojmë të përmirësojmë jetesën dhe lëvizshmërinë e komunitetit. Urime dhe ju qoftë përhajr banorëve!” përfundoi kryetari Kasami, duke theksuar rëndësinë e përkujdesit për çdo vendbanim në komunën e Tetovës. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Mars, 2026 15:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.