Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës, vizitoi sot terrenin për të parë nga afër punimet për përgatitjen e rrugës Merovë-Sallarevë për asfaltim.
“Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe brenda pak ditësh do të fillojmë edhe me asfaltimin e kësaj rruge, një projekt i rëndësishëm që do ta lehtësojë qarkullimin dhe do ta përmirësojë jetën e përditshme të banorëve të kësaj zone,” tha Sejdiu.
Ai shtoi: “Ne nuk ndalemi. Punojmë çdo ditë që çdo fshat dhe çdo lagje të ketë infrastrukturë më të mirë dhe zhvillim më të madh. Fjalët kalojnë, por projektet mbeten.”
Ky projekt pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të rrisë mirëqenien e banorëve në zonën përreth, duke përforcuar përpjekjet e komunës për zhvillim të qëndrueshëm. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Mars, 2026 15:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.