Blerim Bexheti: “Mjaft më! Gjykata Kushtetuese po sillet si organ parapolitik”

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 10:42

Blerim Bexheti: “Mjaft më! Gjykata Kushtetuese po sillet si organ parapolitik”

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, kritikon ashpër sjelljen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kolegëve të tij maqedonas, duke i konsideruar ata si përfaqësues të një mentaliteti që sheh barazinë si problem dhe jo si parim kushtetues.

“Vjen një moment kur duhet thënë: Mjaft më! Paramendoni një kryetar të një organi ‘parapolitik’ të quajtur Gjykatë Kushtetuese, ku në praktikë funksionon vetëm një parim, ai i majorizimit etnik dhe mbivotimit të gjykatësve shqiptarë,” tha Bexheti.

Ai shtoi se kryetari i gjykatës nuk përmend asnjëherë që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, edhe pse Kushtetuta e përcakton këtë si detyrë që ai vetë duhet ta mbrojë. “I njëjti person, me arrogancë, nuk lejon përdorimin e gjuhës shqipe as në shqiptimin e dënimeve për shkelje të rregullave në trafik,” theksoi Bexheti.

Deputeti i BDI-së vuri në dukje se problemi nuk është më juridik, por politik. “Sepse nëse edhe në çështje kaq elementare gjuha shqipe trajtohet si e tepërt, atëherë problemi nuk është më juridik. Problemi është politik dhe trajtohet nga një organ që pretendon të jetë kushtetues, por që sillet si parapolitik,” tha Bexheti.

Ai përfundoi me një paralajmërim për ata që heshtin para padrejtësive: “Dhe në këtë pikë bëhet e qartë: disa njerëz mund ta veshin petkun e gjyqtarit, por nuk arrijnë ta heqin petkun e nacionalistit. Për vasalët që heshtin para padronit… as S’VLEN më të flitet!” Gazeta Flaka

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 10:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?