Hasani: Qëndrimet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese janë për t’u dënuar, jo vetëm për t’u kritikuar

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 00:21

Hasani: Qëndrimet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese janë për t’u dënuar, jo vetëm për t’u kritikuar

Deputeti nga BDI, Ilir Hasani, reagoi ashpër ndaj qëndrimeve të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski, duke i cilësuar si antishqiptare dhe kundër parimeve kushtetuese të vendit.

“Deklarimet dhe qasja e tij treguan qartë një frymë përjashtuese dhe nacionaliste që bie ndesh drejtpërdrejt me rolin që duhet të ketë një kryetar i Gjykatës Kushtetuese – mbrojtjen e kushtetutshmërisë, barazisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve,” tha Hasani.

Ai shtoi: “Vetë emri i këtij institucioni – Gjykatë Kushtetuese – nënkupton mbrojtjen e rendit kushtetues për të gjithë qytetarët dhe për të gjithë popujt që përbëjnë këtë shtet, jo vetëm për një popull apo një gjuhë. Gjykatësit shqiptarë në këtë institucion duhet të ngrisin zërin dhe, nëse është e nevojshme, të ngrenë edhe procedura për diskriminim institucional. Heshtja përballë një gjuhe të tillë vetëm e normalizon atë.”

Hasani theksoi se një shtet demokratik dhe multietnik nuk mund të tolerojë qasje që reduktojnë rendin kushtetues në një perspektivë monoetnike: “Sot duhet të flasim të gjithë, pa dallim partie. Me qëndrimet e sotme ai dëshmoi se nuk po vepron si mbrojtës i kushtetutshmërisë dhe i rendit juridik të vendit, por si një figurë që me retorikë nacionaliste minon vetë themelet e shtetit dhe të bashkëjetesës.”

Deputeti përfundoi duke kërkuar veprim konkret: “Nëse flasim për reforma serioze në gjyqësor, ato duhet të fillojnë pikërisht nga maja e institucioneve. Një kryetar i Gjykatës Kushtetuese që shfaq qasje të tilla nuk mund të jetë garant i rendit kushtetues dhe i barazisë. Nëse ka vullnet për reformë të vërtetë në drejtësi, ai duhet të largohet nga kjo detyrë. Ne kemi detyrim të ngrejmë zërin, sepse heshtja përballë padrejtësisë është bashkëfajësi.” Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 00:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?