Reagon edhe VLEN: Përbërja e Gjykatës Kushtetuese sillet si elitë politike jugosllave!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 10:53 Përditësuar

Reagon edhe VLEN: Përbërja e Gjykatës Kushtetuese sillet si elitë politike jugosllave!

Si legalistë, duam ta respektojmë parimin normativ se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, sidomos jo nga partitë politike, sepse kjo automatikisht mund të interpretohet si presion politik.

Megjithatë, para së gjithash si njerëz, e pastaj edhe si parti, nuk mund t’i shmangemi përshtypjes se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese më shumë i ngjan një elite politike jugosllave sesa instancës më të lartë gjyqësore në vend. Kështu thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN, sipas të cilës, përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë themelore e njeriut dhe një nga vlerat themelore të Kushtetutës. “Institucionet shtetërore kanë detyrimin ta garantojnë të drejtën e çdo qytetari që të informohet në gjuhën e tij amtare, përfshirë edhe për detyrimet që i lindin si pasojë e veprimeve apo sjelljes së tij. Kjo vlen edhe për sistemin ‘Safe City’.

VLEN ka qenë i qartë dhe mbetet i palëkundur në qëndrimin se kur shteti njofton, paralajmëron apo ndëshkon qytetarin përmes këtij sistemi, ai ka për detyrë ta bëjë këtë edhe në gjuhën shqipe. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe respektim i një të drejte themelore.

Pikërisht për këtë, VLEN do ta mbrojë këtë parim me të gjitha mjetet juridike dhe institucionale, deri në zbatimin e plotë dhe pa asnjë dilemë”. Fakti që sot ende hapen dilema për çështje që prej kohësh është dashur të jenë të mbyllura, vijon më tej reagimi, është pasojë e drejtpërdrejtë e papërgjegjësisë dhe manipulimeve të atyre që për dekada sunduan dhe rrejshëm mburreshin se i kishin zgjidhur të gjitha çështjet madhore për shqiptarët, ndërkohë që pasuroheshin mbi kurrizin e popullit. “Për fat të keq, ata na lanë një sistem tërësisht të eroduar në të gjitha nivelet, të cilin tani duhet ta riparojmë me durim”.

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 10:53 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?