Selimi: Mirë që reagoi Durmishi ndaj Konstadinovskit, por a u tha kjo edhe në iftarin e VLEN-it?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 00:02 Përditësuar

Selimi: Mirë që reagoi Durmishi ndaj  Konstadinovskit, por a u tha kjo edhe në iftarin e VLEN-it?

Analisti politik, Sefer Selimi, ka komentuar reagimin e ministrit Besar Durmishi lidhur me çështjen e të deleguarit politik në krye të Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se reagimi ishte i mirëseardhur, por i pamjaftueshëm.

Selimi theksoi se është pozitive që ministri Durmishi reagoi, megjithëse sipas tij reagimi ishte “me gjysmë goje”.

“Shumë mirë që sot ministri Besar Durmishi reagoi (me gjysmë goje) ndaj të deleguarit politik në krye të Gjykatës Kushtetuese,” u shpreh Selimi.

Ai shtoi se mbetet për t’u parë nëse i njëjti shqetësim është ngritur edhe brenda koalicionit VLEN, në takimet mes liderëve të tij.

“Shpresoj që të njëjtat shqetësime poashtu sot, bashkë me liderët e tjerë të VLEN-it, t’ia kenë përcjellë edhe në tryezën e përbashkët të iftarit… apo shumë kërkojmë?” theksoi Selimi.

Ata u mblodhën në iftarin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO).

Komentet e analistit vijnë në një kohë kur në opinion po diskutohet për ndikimin politik në institucionet e drejtësisë dhe rolin e partive në emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gazeta Flaka

10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 00:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?