356 pjesëmarrës në sondazhin e Flaka: Diferencë e ngushtë për ndërhyrjen në Iran
Në sondazhin e zhvilluar në rubrikën Vox në Flaka, lexuesit janë pyetur: “Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?”
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë gjithsej 356 votues, ndërsa rezultatet tregojnë një ndarje relativisht të afërt të opinionit.
Sipas të dhënave të publikuara në sondazh, 193 votues, ose 54 për qind, janë shprehur se ndërhyrja ushtarake është në favor të popullit iranian, duke e parë atë si një mundësi për çlirimin nga diktatura.
Nga ana tjetër, 163 votues, që përbëjnë 46 për qind të pjesëmarrësve në sondazh, kanë vlerësuar se ndërhyrja ushtarake nuk është në të mirë të popullit iranian, duke argumentuar se qytetarët e Iranit po përballen me pasoja dhe persekutim.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se opinioni i lexuesve mbetet i ndarë për këtë çështje të ndjeshme ndërkombëtare, megjithatë një shumicë e lehtë e votuesve e sheh ndërhyrjen si një zhvillim që mund të ndikojë pozitivisht në të ardhmen politike të Iranit.
Sondazhet në rubrikën Vox të Flaka synojnë të pasqyrojnë perceptimin dhe qëndrimet e lexuesve për zhvillimet aktuale politike dhe ndërkombëtare.
Rubrika Vox në Flaka ka hapur sondazhin e radhës për lexuesit, kësaj here lidhur me perceptimin e qytetarëve për punën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pyetja e sondazhit është: “Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës?”
Lexuesit mund të zgjedhin mes tre opsioneve të përgjigjes:
- Instrument i pushtetit të VMRO-DPMNE
- Mbron Kushtetutën
- Nuk e di
Lexuesit mund të marrin pjesë në sondazh drejtpërdrejt në portalin Flaka, ndërsa rezultatet do të publikohen në rubrikën Vox, duke reflektuar mendimin e pjesëmarrësve për këtë institucion kyç të sistemit juridik në vend. Gazeta Flaka
















