Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Çair të Shkupit, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi fizik.
Sipas raportit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, rasti është denoncuar rreth orës 02:42 pas mesnate. Një qytetar me inicialet R.S. (56) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij 16-vjeçar është sulmuar para një objekti hotelier në zonën e Çairit. Sipas denoncimit, sulmi është kryer nga një tjetër i mitur, të cilin i plagosuri e ka njohur.
Gjatë përleshjes, sulmuesi dyshohet se ka përdorur një mjet të mprehtë dhe të fortë, duke i shkaktuar 16-vjeçarit lëndime trupore.
I plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Klinik “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku sipas burimeve spitalore është pranuar rreth një orë pas mesnate. Mjekët konfirmojnë se ai ka plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, por gjendja e tij është stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
15 Mars, 2026 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.