Mërzia, torturë e modernitetit nga “Dashuria për jetën

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 13:37

Mërzia, torturë e modernitetit nga “Dashuria për jetën

Memedali Jusufi

Mërzia mund të shoqërohet me probleme të vetëkontrollit, duke përfshirë varësinë ndaj lëndëve narkotike, lojërave të fatit dhe ngrënies së tepërt. Edhe pse njihet për rolin e saj në drejtim të rezultateve negative, mërzia ka edhe disa përfitime.

Një nga anekdotat më të famshme lidhet me vajzën e Bill Clinton, Celzin, e cila tregonte në hartë se cilin vend duhet të sulmojë SHBA-ja, vetëm nga kapricoja, pa asnjë arsye. Mbase lufta e fundit SHBA-Iran nuk është një aventurë e tillë, por ekziston rreziku që ndonjëherë vendimet të merren nga mërzia, kur nuk ka diçka më të rëndësishme për të bërë.

Pa mërzi, njerëzit nuk do të kishin shijen e aventurës dhe të kërkimit të risive që na bëjnë inteligjentë, kuriozë dhe vazhdimisht të prirur drejt diçkaje tjetër. Lojërat e shteteve për të sulmuar njëri-tjetrin vetëm për shkak të ngjyrave në hartë duken qesharake, por njerëzit e zakonshëm shpesh bëhen pengë në këto lojëra, duke vdekur për një kauzë të madhe që i bind ata se është në interes kombëtar.

Nga ana tjetër, shumë njerëz nuk kuptojnë se mërzia është një vuajtje. Ai që gjendet i izoluar, ose nuk di çfarë të bëjë me veten, ndien mërzinë si një barrë të rëndë, një paralizë pa shkak të dukshëm. Erich Fromm e konsideronte mërzinë si një nga torturat më të rënda të kohës moderne. Individi që i dorëzohet kësaj torture pa mundësi mbrojtjeje ndjehet thellësisht i depresuar.

Shumë njerëz sot e shmangin mërzinë me aktivitete të pavlera: duke konsumuar qetësues, alkool, duke u grindur, duke u larguar tek mediat apo aktivitetet e tjera që thjesht e mbushin kohën. Por shpesh kjo sjell një ndjesi të dyfishtë: kuptojmë se koha është e humbur, dhe ajo që bëmë ishte e mërzitshme. Kjo është një tipar i veçantë i kulturës moderne: ne bëjmë gjithçka për të kursyer kohën, por shpesh e vrasim këtë kohë duke mos ditur çfarë të bëjmë me të.

Mërzia nuk është thjesht lodhje apo depresion. Ajo është një gjendje mendore specifike që njerëzit e përjetojnë si të pakëndshme, mungesë stimulli, duke kërkuar lehtësim, me pasoja të ndryshme sjellore, mjekësore dhe sociale. Sipas BBC News, mërzia mund të jetë një gjendje shpirtërore e rrezikshme dhe përçarëse, por njëkohësisht pa të nuk do të arrijmë shpikjet dhe arritjet tona krijuese.

Elizabeth Goodstein, në studimin Përvoja pa cilësi: Mërzia dhe Moderniteti, argumenton se mërzia është një fenomen i artikuluar në mënyrë diskursive që është objektive dhe subjektive, emocion dhe intelektualizim, jo thjesht një përgjigje ndaj botës moderne, por një strategji historike për t’u përballur me pakënaqësitë e saj. Mërzia ka të bëjë kryesisht me përjetimin e kohës dhe kuptimin e saj.

Karakterizohet nga pakënaqësi, shqetësim dhe lodhje mendore, por në të njëjtën kohë mund të sjellë përfitime. Ajo na inkurajon të kalojmë te qëllime dhe projekte më përmbushëse. Studimet tregojnë se detyrat e mërzitshme mund të nxisin kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve, duke e bërë mendjen të ëndërrojë dhe të gjenerojë ide të dobishme.

Mërzia është një sinjal që nuk jemi duke bërë atë që dëshirojmë. Të mësuarit të duroni mërzinë në moshë të re është përgatitje për zhvillimin e aftësive të vetëkontrollit. Ndikimi i saj në përqendrim është i dukshëm tek studentët: mërzia mund të zvogëlojë performancën kur mungojnë burimet për t’u fokusuar.

Në epokën e informacionit, mbingarkesa me të dhëna shkakton shpërqendrim, ndërsa pushimi mund të ndihmojë trurin të relaksohet dhe të zvogëlojë stresin. Mërzia ofron mundësi reflektimi dhe kreativiteti, duke i lejuar individët të ëndërrojnë dhe të gjejnë zgjidhje inovative.

10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 13:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?