“Një fëmijë po gjykohet publikisht padrejtësisht – rasti po keqinterpretohet” – familja reagon për akuzat ndaj 15-vjeçarit nga Tetova

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 19:00 Përditësuar

“Një fëmijë po gjykohet publikisht padrejtësisht – rasti po keqinterpretohet” – familja reagon për akuzat ndaj 15-vjeçarit nga Tetova

Një rast i ndjeshëm që përfshin një të mitur nga rrethina e Tetovës ka nxitur reagime të forta nga familja, pasi autoritetet policore njoftuan për marrjen në bisedë informative të një 15-vjeçari nën dyshimin për kërcënime me bombë dhe sulm në një shkollë të mesme.

Në redaksinë e Flaka ka mbërritur një reagim nga familja e të miturit. Lulzana Murati, halla e 15-vjeçarit dhe juriste me 20 vite përvojë në fushën e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në institucionin e Avokatit të Popullit, hedh poshtë pretendimet për kërcënime dhe thotë se bëhet fjalë për një fotografi të postuar nga i mituri në profilin e tij privat në Instagram.

Sipas saj, fotografia ishte publikuar “në formë shakaje” dhe ishte e dukshme vetëm për një rreth të ngushtë shokësh.

“Kjo është në shtëpinë tonë. Këto armë janë legale dhe asnjëherë nuk janë përdorur për ndonjë kërcënim. Bëhet fjalë për një fotografi të postuar në formë shakaje nga një fëmijë minoren në profilin e tij privat në Instagram, ku ai kishte vetëm shokët e tij më të afërt”, thuhet në reagim.

Ajo shpreh shqetësim se mënyra se si po trajtohet rasti mund të cenojë parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të drejtat e të miturve.

“Është e qartë se është shkelur parimi i prezumimit të pafajësisë. Vetëm gjykata është ajo që përcakton nëse ekziston apo jo një vepër penale. Deri në marrjen e një vendimi gjyqësor, asnjë institucion nuk ka të drejtë të krijojë perceptim publik sikur faji tashmë është vërtetuar”, thekson Murati.

Ajo shton se rasti duhet trajtuar edhe në dritën e parimeve të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, duke paralajmëruar se ekspozimi publik i një të mituri mund të ketë pasoja serioze psikologjike.

Në reagimin e saj, Murati kritikon edhe mënyrën e realizimit të bastisjes, duke e cilësuar atë joproporcionale.

“Angazhimi i një numri të madh forcash të armatosura policore për shkak të një fotografie të postuar nga një fëmijë 15-vjeçar në një profil privat në rrjetet sociale është joproporcional dhe i papranueshëm. Një qasje e tillë ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te fëmijët dhe familjarët”, thuhet në reagim.

Sipas familjes, në bastisjen e kryer në shtëpinë e tyre kanë marrë pjesë një numër shumë i madh forcash policore. Ata pretendojnë se 15-vjeçari është nxënës i sjellshëm dhe i suksesshëm në shkollë, pa asnjë shkelje ligjore deri më tani.

Familja shpreh dyshime se rasti mund të ketë edhe prapavijë politike, duke theksuar se ata janë të lidhur me subjektin politik opozitar Bashkimi Demokratik për Integrim, ndonëse për këtë pretendim nuk janë paraqitur prova publike.

“Мë kanë prekur në pikën e dobët, por harrojnë se forca buron pikërisht aty ku të dhemb më shumë”, thekson ajo në fund të reagimit të saj.

Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 19:00 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?