Tetovë : Bastisje, plagosje dhe sulme me armë brenda 24 orëve

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 13:58

Tetovë : Bastisje, plagosje dhe sulme me armë brenda 24 orëve

Policia në Tetovë ka kryer një bastisje me urdhër gjykate në shtëpinë e I.B. (43), ku janë gjetur sende për të cilat dyshohet se rrjedhin nga një vepër penale. I.B. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Në të njëjtën ditë, më vonë, SPB Tetovë ka regjistruar një incident ku Xh.V. (26) nga Tetova raportoi se automjeti i tij është bllokuar në rrugën lokale drejt fshatit Bërvenicë, ku disa persona me sende të forta dhe armë kanë dëmtuar makinën e tij.

Po ashtu, I.U. (66) nga fshati Zhelinë ka denoncuar një kërcënim me objekt të mprehtë nga N.Q., në një autobus të linjës lokale.

Sakaq, Më 14.03.2026, rreth orës 11:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kanë kryer kontroll në një punëtori automobilistike në pronësi të B.I. (35) nga Tetova.
Gjatë kontrollit janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepër penale. Janë privuar nga liria B.I. (35) nga Tetova, D.A. (27) nga fshati Reçicë e Vogël dhe S.R. (30) nga fshati Pallçisht i Poshtëm.

19-vjeçarja nga Tetova ndodhet në gjendje stabile pas rënies nga ballkoni i katit të tretë, por ka pësuar lëndime të rënda në shpinë, njofton Alsat-M.

Policia dhe prokuroria kanë ndërhyrë në banesë me ndihmën e zjarrfikësve, pasi ballkoni ishte i mbyllur nga jashtë dhe duhej përdorur pajisje speciale për të kryer ekspertizën.

“Kur arritëm në vendngjarje, kuptuam se për të hyrë në banesë nevojiteshin shkallë të gjata, dhe intervenimi ynë u krye për të mundësuar ekspertizën,” deklaroi Avni Ameti, Shef i NJTKZ Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës konfirmon se rreth orës 19:40 u raportua rënia e vajzës, e cila menjëherë u transportua në Spitalin Klinik në Shkup. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa prokuroria është angazhuar për sqarimin e plotë të rastit.

Rastet e shumta brenda 24 orëve kanë ngritur alarmin në qytet, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të gjithë ngjarjet. Gazeta Flaka

10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 13:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?