Victor Font uron Laportën për fitoren në zgjedhjet e Barcelonës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Mars, 2026 23:56

Victor Font uron Laportën për fitoren në zgjedhjet e Barcelonës

Kandidati për president të FC Barcelona, Victor Font, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve duke uruar rivalin e tij, Joan Laporta, për fitoren e qartë në garë.

Në një deklaratë publike, Font theksoi se procesi zgjedhor ishte një dëshmi e demokracisë brenda klubit katalanas dhe falënderoi mijëra anëtarë që morën pjesë në votim.

“E përgëzoj presidentin Laporta për fitoren e qartë në zgjedhjet e sotme. Gjithashtu falënderoj më shumë se 40 mijë anëtarë që u mobilizuan dhe i treguan botës se ne jemi klubi më i mirë në botë dhe se kemi ende privilegjin të zgjedhim se kush e drejton institucionin tonë”, deklaroi Font.

Ai pranoi se rezultati i votimit ishte i vështirë për kampin e tij, duke theksuar se faktorë të rëndësishëm në këtë rezultat ishin sukseset sportive të fundit dhe rikthimi i ekipit në stadiumin legjendar Spotify Camp Nou.

Megjithatë, Font shtoi se pavarësisht humbjes, ai dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të punojnë për vizionin e tyre për të ardhmen e klubit, ndërsa në të njëjtën kohë do të mbështesin presidentin aktual.

“Edhe pse kemi humbur, ne do të vazhdojmë të punojmë për Barcelonën e së ardhmes që dëshirojmë. Por mbi të gjitha duhet të mbështesim presidentin”, përfundoi ai.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Mars, 2026 23:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?