Channel Surfer: Aplikacioni që ndryshon mënyrën e shikimit të YouTube
Programuesi Stiven Irbi ka krijuar një aplikacion inovativ për YouTube, të quajtur Channel Surfer, i cili ndryshon mënyrën se si përdoruesit konsumojnë përmbajtje në platformën e njohur video.
Në vend që të shfletosh pafund dhe të mbështetesh tek rekomandimet e algoritmit, Channel Surfer sjell një përvojë më të ngjashme me televizionin kabllor tradicional, ku përdoruesi thjesht “ndërron kanalet” për të gjetur përmbajtje të ndryshme.
Aplikacioni ofron rreth 40 kanale tematike, duke mbuluar fusha si lajme, sport, muzikë, video-lojëra, teknologji, inteligjencë artificiale dhe hapësirë. Në krye të ekranit, përdoruesit mund të zgjedhin kanalin që dëshirojnë, ndërsa një udhëzues elektronik TV tregon programin për 24 orët e ardhshme.
Irbi thotë se ideja pas Channel Surfer është të luftojë “problemin e vendimmarrjes”, ose lodhjen nga zgjedhja e pafundme e përmbajtjeve, duke rikthyer përvojën e thjeshtë të televizionit klasik: ndiz një kanal dhe fillo të shikosh atë që ofrohet në moment.
Ky aplikacion pritet të tërheqë përdoruesit që duan një përvojë më të drejtëpërdrejtë dhe më pak të komplikuar të shikimit të përmbajtjeve në YouTube.
Flaka
















