Si të humbisni peshë duke filluar ditën me mëngjesin e duhur
Mëngjesi është çelësi i një metabolizmi të shëndetshëm dhe i një humbjeje peshe efektive. Ndiqni këto 3 rregulla çdo mëngjes për rezultate të dukshme brenda pak kohësh:
1. Hani sapo të zgjoheni
Studimet tregojnë se ngrënia e mëngjesit 30–60 minuta pas zgjohet ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Një mëngjes i hershëm ju ndihmon të shmangni ndjesinë e urisë gjatë ditës dhe zvogëlon rrezikun për të zgjedhur ushqime të pashëndetshme.
2. Përfshini sa më shumë proteina
Mëngjesi i pasur me proteina, si vezët apo kosi, ndihmon në mbajtjen e ndjesisë së ngopjes dhe përshpejton dobësimin. Një studim ka treguar se gratë që hanë vezë për mëngjes humbasin dyfishin e peshës së atyre që fillojnë ditën me gjevrek. Proteinat treten më ngadalë, duke ju mbajtur energjikë gjatë gjithë ditës.
3. Shtoni ushqime me niseshte rezistente
Ushqime si banania apo bollguri përmbajnë niseshte rezistente, e cila ndihmon trupin të digjej më shumë kalori dhe të përdorë yndyrën për energji. Një banane ose një porcion bollguri bashkë me vezët ose kosin krijon një mëngjes të shijshëm, të shëndetshëm dhe të ngopshëm.
Ndjekja e këtyre tre rregullave për mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin, të rrisë energjinë dhe të ndihmojë në humbjen e peshës në mënyrë natyrale.
Flaka
















