Skandal me të miturin: Merret nga shkolla pa praninë e prindërve, kërkohet takim urgjent me Kryeministrin Mickoski

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2026 19:24 Përditësuar

Skandal me të miturin: Merret nga shkolla pa praninë e prindërve, kërkohet takim urgjent me Kryeministrin  Mickoski

Një reagim i fortë publik ka ardhur nga juristja dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut, Lulzana Murati, e cila i është drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe presidentes Gordana Siljanovska-Davkova lidhur me rastin e të miturit 15-vjeçar nga Tetova.

Murati e cilëson rastin si “thellësisht shqetësues”, duke theksuar se bëhet fjalë për një ndërhyrje të organeve të rendit, ku një nxënës është marrë nga bangat e shkollës pa u njoftuar paraprakisht prindërit.

“Çfarë mesazhi i jepet një fëmije me këtë veprim? Çfarë traume psikologjike prodhon një ndërhyrje e tillë në një ambient që duhet të jetë i sigurt, shkolla?”, shprehet ajo.

Sipas saj, rasti nuk është thjesht një çështje procedurale, por një shkelje serioze e të drejtave të fëmijës.

“Ky nuk është vetëm një veprim procedural i diskutueshëm, është një goditje mbi ndjeshmërinë, dinjitetin dhe sigurinë emocionale të një fëmije”, thekson Murati.

Ajo shton se situata rëndohet edhe më shumë nga fakti që bëhet fjalë për një veprim të papjekur mes bashkëmoshatarësh, i cili sipas saj është trajtuar në mënyrë disproporcionale nga institucionet.

“Një shaka mes fëmijësh është trajtuar në mënyrë disproporcionale, duke prodhuar pasoja të rënda publike dhe institucionale për një të mitur”, deklaron ajo.

Murati gjithashtu kritikon publikimin e rastit nga media dhe individë të caktuar, duke e cilësuar si shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe ndërkombëtare.

“Publikimi përbën shkelje flagrante të parimit të prezumimit të pafajësisë, mbrojtjes së identitetit të të miturve dhe standardeve ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijës”, thuhet në reagim.

Në fund, ajo kërkon veprime konkrete nga institucionet:

“Ky nuk është më një rast individual. Ky është një alarm institucional”, thekson Murati, duke kërkuar:
– takim urgjent institucional me kryeministrin,
– hetim të plotë dhe të pavarur,
– mbrojtje të menjëhershme të të drejtave të fëmijës,
– dhe përgjegjësi ligjore për çdo shkelje të konstatuar.

Ajo e mbyll reagimin me një mesazh të fortë:

“Sepse sot është nipi im. Nesër mund të jetë çdo fëmijë. Dhe askush nuk ka të drejtë t’ua marrë fëmijëve ndjenjën e sigurisë.” Gazeta Flaka

Reagimi integral që arriti në redaksinë Flaka:

THIRRJE PUBLIKE DREJTUAR KRYEMINISTRIT DHE PRESIDENTES SË SHTETIT
I nderuar Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kristijan Mickoski,
E nderuar Presidente e Shtetit, Gordana Siljanovska Davkova,
Unë, si juriste dhe si profesioniste e angazhuar në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ndjej obligim moral dhe profesional që publikisht t’ju drejtohem për një rast thellësisht shqetësues që prek drejtpërdrejt një fëmijë, një të mitur 15 vjeçar.
Bëhet fjalë për një ndërhyrje të organeve të Ministrisë për Punë të Brendshme, ku një nxënës është marrë nga bangat e shkollës pa u informuar paraprakisht prindërit.
Çfarë mesazhi i jepet një fëmije me këtë veprim? Çfarë traume psikologjike prodhon një ndërhyrje e tillë në një ambient që duhet të jetë i sigurt, shkolla?
Ky nuk është vetëm një veprim procedural i diskutueshëm, është një goditje mbi ndjeshmërinë, dinjitetin dhe sigurinë emocionale të një fëmije.
Rasti bëhet edhe më i rëndë kur një veprim i papjekur, në formë shakaje, ose ndonjë reagimi psikologjik si rezultat i frikës lidhur me situatën aktuale me kërcënimet nëpër shkolla, mes bashkëmoshatarësh (publikimi i një fotografie nga interneti, e cila më pas është fshirë), trajtohet në mënyrë disproporcionale, duke prodhuar pasoja të rënda publike dhe institucionale për një të mitur.
Për më tepër, publikimi i këtij rasti nga media dhe individë të caktuar përbën shkelje flagrante të:
parimit të prezumimit të pafajësisë,
mbrojtjes së identitetit të të miturve,
dhe standardeve ndërkombëtare të përcaktuara në Konventa për të Drejtat e Fëmijës.
Ky nuk është më një rast individual. Ky është një alarm institucional.
Si ish studente e juaja, e nderuar Presidente, më dhemb ta them se në praktikë, shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit nuk po funksionojnë në nivelin që kemi besuar dhe mësuar. Jam e bindur se ky konstatim nuk mund të kalojë pa një reflektim serioz nga ana juaj.
Në këtë kontekst, kërkoj publikisht:
Një takim urgjent institucional me Kryeministrin e vendit, për të paraqitur në mënyrë të detajuar këtë rast dhe shkeljet e evidentuara;
Hetim të plotë dhe të pavarur për veprimet e organeve të rendit dhe përgjegjësinë e mundshme;
Mbrojtje të menjëhershme të të drejtave të fëmijës, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
Vendosje të përgjegjësisë ligjore për çdo shkelje të konstatuar, qoftë nga institucionet apo nga media.
Sepse sot është nipi im. Nesër mund të jetë çdo fëmijë.
Dhe askush nuk ka të drejtë t’ua marrë fëmijëve ndjenjën e sigurisë.
Me respekt,
Lulzana Murati, mbrojtese e lirive dhe te drejtave te njeriut në Avokati i Popullit

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2026 19:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?