21-vjeçari dënohet me burg për dhunë ndaj partneres shtatzënë në Shën Nikollë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Mars, 2026 21:32

21-vjeçari dënohet me burg për dhunë ndaj partneres shtatzënë në Shën Nikollë

Një 21-vjeçar nga fshati Saramzalino, Komuna e Llozovës, është dënuar me një vit burg për ushtrim të dhunës në familje ndaj partneres së tij 34-vjeçare.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Shën Nikollës, e cila e shpalli fajtor të pandehurin R.A. për dy vepra penale: “lëndim trupor” dhe “privim i paligjshëm i lirisë”. Bëhet fjalë për një vendim jo të formës së prerë.

Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri aktualisht ndodhet në paraburgim, i cili është zgjatur deri në marrjen e vendimit përfundimtar, por jo më shumë se 60 ditë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Shën Nikollës, ngjarja ka ndodhur më 19 dhe 20 shkurt të këtij viti, në shtëpinë familjare në Shën Nikollë. Gjatë ushtrimit të dhunës, i pandehuri i ka kufizuar lirinë e lëvizjes partneres së tij, e cila ishte shtatzënë, duke e sulmuar fizikisht dhe duke i marrë telefonin dhe çelësat e makinës.

Ai fillimisht e ka fyer dhe më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe trup. Pasi viktima humbi ndjenjat, ai e dërgoi në banjo dhe e riktheu në vetëdije me ujë të ftohtë, për të vazhduar më pas me dhunën, duke e tërhequr për flokësh dhe duke e goditur sërish.

Si pasojë e dhunës, e dëmtuara ka marrë lëndime të shumta trupore. Kur ajo tentoi të largohej, i pandehuri i mori telefonin dhe e mbylli në dhomën e gjumit, ku e mbajti të izoluar për rreth 15 orë.

Ndërkohë, nga të dhënat e vitit të kaluar, Prokuroria Themelore Publike në Veles ka paraqitur 37 aktakuza për raste të ngjashme. Janë shqiptuar tetë dënime me burg, 21 dënime me kusht, si dhe masa të tjera sigurie, ndërsa disa procedura janë shtyrë për këtë vit.

Flaka

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Mars, 2026 21:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?