Alsat-M: Tension në VLEN: Fetai dhe Limani mbeten në qeveri pa koordinim me strukturat partiake

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 00:26

Alsat-M: Tension në VLEN: Fetai dhe Limani mbeten në qeveri pa koordinim me strukturat partiake

Arben Fetai dhe Fatmir Limani do të vazhdojnë të jenë pjesë e eshalonit ekzekutiv të VLEN-it, edhe pse në strukturat amë partiake kanë humbur potencialin politik, ndërsa funksionet i ushtrojnë me pëlqimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, por pa koordinim me VLEN-in, raporton Alsat.

Kjo situatë ka vënë në siklet koalicionin, i cili paralajmëron të shndërrohet në parti, pasi duket se pa miratimin e kryeministrit, VLEN nuk ka fuqi të zëvendësojë kuadrot e saj. Përfaqësues të koalicionit theksojnë:

“Tash jemi në proces të krijimit të VLEN dhe nuk diskutohen tema në lidhje me rikosntruimin e qeverisë apo shkarkimet. Kur hapet tema e rikonstruimit të qeverisë do ta diskutojmë brenda VLEN dhe me partnerët qeveritarë.”

Muajin e kaluar, kryeministri Mickoski u përplas me Bilall Kasamin, i cili kërkonte shkarkimin e ministrit Limani. Kasami deklaroi më 12 shkurt 2026:

“Çdo subjekt politik pjesë e koalicionit qeveritar bën propozime dhe sigurisht në konsultim me kryeministrin përcakton edhe emrat. Në këtë rast, konstatova që ministri në fjalë ka lënë shumë për të dëshiruar.”

Kryeministri përgjigjej prerë:

“Unë jam mandatar i qeverisë dhe unë e formoj qeverinë. Nëse dikush e ka harruar këtë, ja, të ja kujtojmë.”

Megjithatë, Limani nuk u shkarkua. Javën e kaluar u bë debat udhëtimi i tij në Tiranë, ku mori pjesë në iftarin e organizuar nga Edi Rama, pikërisht në ditën kur përfaqësues të VLEN-it darkuan me Mickoskin. Fotografitë e Limanit, i shoqëruar me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin, shkaktuan bujë në rrjetet sociale dhe kritikë nga vetë VLEN-i.

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 00:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?