Arrestohet 26-vjeçari në Strumicë, u kap duke vjedhur në kishë bashkë me djalin e mitur

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Mars, 2026 21:38

Arrestohet 26-vjeçari në Strumicë, u kap duke vjedhur në kishë bashkë me djalin e mitur

Një 26-vjeçar nga Strumica është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke kryer vjedhje të rëndë në një objekt fetar.

Sipas njoftimit të SPB Strumicë, ngjarja ka ndodhur më 17 mars 2026, rreth orës 23:40, kur zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale S.H. (26). Ai është kapur duke vjedhur para në kishën katolike “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, pasi kishte hyrë me forcë në objekt.

Pas denoncimit të rastit, policia ka reaguar menjëherë dhe e ka gjetur të dyshuarin në vendngjarje, duke e arrestuar.

Sipas informacioneve zyrtare, me të ndodhej edhe djali i tij i mitur. Për këtë arsye është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Strumicë, e cila e ka marrë fëmijën dhe ia ka dorëzuar gjyshes së tij.

I dyshuari aktualisht po mbahet në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën “vjedhje e rëndë”.

Flaka

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Mars, 2026 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?