Fetai sfidon Alsat-in: Nxirrni fakte për “mosmarrëveshjet”, jo insinuata

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 00:18

Fetai sfidon Alsat-in: Nxirrni fakte për “mosmarrëveshjet”, jo insinuata

Zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i Aleanca për Shqiptarët, Arben Fetai, ka reaguar ndaj raportimeve të Alsat lidhur me gjoja përçarje mes tij dhe koalicionit VLEN, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe spekulative.

“Në lidhje me lajmin e Alsat për gjoja mosmarrëveshje mes meje dhe koalicionit VLEN, sfidoj publikisht mediumin dhe burimet e tij që të dalin me fakte konkrete dhe t’i shtjellojnë këto insinuata. Le të del e vërteta në shesh”, deklaroi Fetai.

Ai sqaron se nëse si “mosmarrëveshje” konsiderohet kundërshtimi i tij ndaj modelit të udhëheqjes së VLEN-it me dy kryetarë, atëherë bëhet fjalë për një qëndrim parimor dhe kolektiv.

“Nëse me ‘mosmarrëveshje’ nënkuptohet kundërshtimi im ndaj modelit të udhëheqjes me dy kryetarë, atëherë po, kemi dallime thelbësore. Ky nuk ishte qëndrim personal, por vendim unanim i ASH-së”, theksoi ai.

Fetai shtoi se ky qëndrim është mbështetur edhe nga figura të tjera brenda partisë, duke ngritur pikëpyetje për ndryshimet e tyre të qëndrimit.

“Se çfarë i ka motivuar ata që brenda nate të pranojnë këtë model, pa debat dhe pa vendim të ri, këtë duhet ta sqarojnë vetë ata”, u shpreh ai.

Duke folur për angazhimin e tij politik, Fetai theksoi se ka vepruar gjithmonë mbi bazën e parimeve dhe jo interesave të momentit.

“Unë gjithmonë jam udhëhequr nga bindjet dhe parimet, jo nga kalkulimet e ulëta politike”, deklaroi ai, duke përmendur edhe qëndrimet e tij të mëhershme brenda ASH-së dhe raportet me liderë politikë.

Ai gjithashtu theksoi rolin e Aleanca për Shqiptarët në krijimin e koalicionit VLEN, duke vlerësuar se ky i fundit ka “borxh” ndaj aktivistëve dhe votuesve të ASH-së.

“VLEN-i më ka shumë borxh personalisht, por mbi të gjitha, i ka borxh çdo aktivisti dhe çdo votuesi të ASH-së. Pa angazhimin tonë, sot nuk do të ekzistonte VLEN-i”, tha Fetai.

Në fund, ai u bëri thirrje figurave të koalicionit që të sqarojnë publikisht çdo pretendim për mosmarrëveshje.

“Le të pyeten Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali dhe Bekim Qoku se çfarë mosmarrëveshje kanë pasur ndonjëherë me mua. Të tjerët që shpikin ‘mosmarrëveshje’ janë thjesht mercenarë dhe tradhtarë”, përfundoi Fetai.

Reagimi i tij vjen në një kohë tensionesh politike brenda spektrit opozitar shqiptar, ndërsa debati për strukturën dhe drejtimin e VLEN mbetet i hapur.

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 00:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?