Pensionet më 1 mars në Maqedoni rriten për 16.3 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 23:40

Pensionet më 1 mars në Maqedoni rriten për 16.3 euro

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 94-të, dha mbështetje që ndryshimet e dy ligjeve të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Bëhet fjalë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor dhe ndryshimet e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për implementimin e Projektit për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 (segmenti: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Projekti për Autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 d (segmenti i Autostradës Prilep – Manastir). Ndryshimet e para për procedurë të shkurtuar morën mbështetje nga 78 deputetë, ndërsa të dytat nga 63, pas këtij votimi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i ngarkoi komisionet parlamentare amë të shqyrtojnë tekstet.

Deputetja Saranda Imeri Stafai e arsyetoi nevojën për procedurë të shkurtuar të ndryshimeve të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, duke sqaruar se bëhet fjalë për mundësimin e rritjes së pensioneve, në përputhje me politikat e planifikuara të Qeverisë.

Me këtë, shtoi ajo, kjo Qeveri ka arritur që në total t’i rrisë pensionet për 7.000 denarë, duke pasur parasysh dy rritjet e para prej nga 2.500 denarë, atë prej një mijë denarësh në tetor të vitit të kaluar dhe rritjen në mars, gjithashtu prej një mijë denarësh.

“Kjo dëshmon përkushtimin tonë për përmirësimin e standardit të pensionistëve dhe për ndërtimin e një sistemi social më të mirë dhe të qëndrueshëm”, shtoi ajo.

Në Ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, në nenin 2 të paragrafit 2 fjalët „dhe më 1 mars 2026“ dhe “përkatësisht 28 shkurt 2026” fshihen dhe pas paragrafit 2 shtohet një paragraf i ri 3 i cili thotë “Të gjitha llojet e pensioneve, të realizuara sipas këtij ligji deri më 28 shkurt 2026, më 1 mars 2026 rriten për 1.000 denarë”.

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 23:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?