Pse BDI mendon që qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës, po zhvaten nga shteti?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 23:09

Pse BDI mendon që qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës, po zhvaten nga shteti?

Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar sot një analizë të detajuar mbi ndikimin e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, duke akuzuar Qeverinë për mosndërhyrje në kohë.

Sipas të dhënave të prezantuara, konsumi i derivateve të naftës për transport në Maqedonia e Veriut arrin në rreth 720.000 ton në vit, apo rreth 60 milionë litra në muaj.

“Mosndërhyrja e Qeverisë po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685 mijë euro në ditë, respektivisht mbi 5.15 milionë euro në javë”, thuhet në analizën e partisë.

Sipas BDI-së, vetëm në dy javët e fundit, qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për karburante, si pasojë e rritjes së çmimeve prej 21 denarë për litër.

Imrane Veliu Aliu thekson se kjo rritje ka goditur drejtpërdrejt qytetarët që udhëtojnë çdo ditë drejt Shkup.

“Qytetarët e Tetovës paguajnë rreth 600 euro më shumë në vit, ata të Gostivarit rreth 780 euro, ndërsa qytetarët e Kumanovës rreth 579 euro më shumë në baza vjetore”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se këto shifra janë alarmante dhe ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetin familjar dhe standardin jetësor.

“Prandaj kërkojmë masa urgjente nga Qeveria për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë nga kjo barrë e papërballueshme”, përfundoi Imrane Veliu Aliu.

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 23:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?