Vendimi për ASH: Taravari merr vulën ligjore, pala e Selës shpërthen me akuza

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 16:50 Përditësuar

Vendimi për ASH: Taravari merr vulën ligjore, pala e Selës shpërthen me akuza

Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosur në favor të Arben Taravari në përplasjen brenda Aleancës për Shqiptarët, duke njohur ligjërisht ndryshimet statutare të propozuara nga ai dhe duke rrëzuar pretendimet e ASH–krahut të Ziadin Sela.

Sipas njoftimit të palës së Taravarit, gjykata ka miratuar regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e partisë, ndërsa ka shfuqizuar statutin e miratuar në Kongresin e III-të të Jashtëzakonshëm të 24 dhjetorit 2022. Në vend të tij, është regjistruar Statuti i Kongresit të II-të (27 mars 2022), në përputhje me vendimet e Kongresit të IV-t të Jashtëzakonshëm të mbajtur më 16 shkurt 2024 në Shkup.

Po ashtu, gjykata ka hedhur poshtë si të pabazuara kërkesat e këtij krahu për ndryshimin e kryetarit të partisë dhe për ndërhyrje në statut.

Nga ASH–krahu i Selës, vendimi është cilësuar si i motivuar politikisht. Në reagimin e tyre thuhet:

“Vendimi i sotëm i sistemit gjyqësor vetëm se konfirmoi atë që ne kemi thënë vazhdimisht, që Arben Taravari është shërbëtor i këtij sistemi të kapur që punon kundër shqiptarëve dhe kundër Aleancës për Shqiptarët.”

Ata theksojnë se procesi është zvarritur për më shumë se dy vite dhe e konsiderojnë vendimin si precedent:

“Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ky proces u stërzgjat për më shumë se dy vite… një precedent që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.”

Në reagim pretendohet edhe ndërhyrje në procesin gjyqësor:

“Në moment të fundit u ndryshua gjykatësi… dhe nga shqiptar u vendos një maqedonas, e meqë kjo punë shkoi në dorë të një gjykatësi maqedonas, është e ditur se kënd e kanë ata në shërbim të tyre.”

ASH–krahu i Selës paralajmëron se vendimi do të ankimohet:

“Ne do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit këtë vendim dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të luftuar e për të ruajtur shtëpinë tonë.”

Vendimi nënkupton se Arben Taravari mbetet kryetar i njohur ligjërisht i Aleancës për Shqiptarët dhe se partia do të funksionojë mbi bazën e statutit të vitit 2022.

Përplasja mes dy krahëve të partisë lidhet me qëndrimet për koalicionet në zgjedhjet e vitit 2024, duke çuar në funksionimin paralel të dy strukturave të Aleancës për Shqiptarët. Gazeta Flaka

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Mars, 2026 16:50 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?