Adem Jashari në Tiranë e në Prishtinë

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2026 00:03

Adem Jashari në Tiranë e në Prishtinë

Prezenca me shtatore e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, dhe mungesa e shtatores së Tij në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë!

Prania e shtatores së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, përbën një nderim të madh kombëtar dhe një dëshmi të respektit të thellë, që mbarë kombi shqiptar ushqen për figurën e Tij madhështore!

Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari nuk është vetëm simbol i rezistencës së armatosur të popullit shqiptar të Kosovës për liri e çlirim nga Serbia pushtuese, por Ai është kthyer në një figurë themeltare të vetëdijes kombëtare, është shëndërruar në një emblemë të qëndresës, të sakrificës dhe të dinjitetit sublim historik të kombit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti!

Prandaj për këtë arsye, prania e shtatores së Tij në Tiranë, është një mesazh i fortë nderimi kombëtar!

Por, përballë kësaj pranie simbolike të shtatores së Tij të shkrirë në bronz në Tiranë, mungesa e shtatores së Tij në qendër të Prishtinës, madje mungesa edhe sikur në rastin e Tiranës, në periferi të kryeqytetit të Kosovës, ngre shumë pikëpyetje të mëdha qytetare, kombëtare, historike dhe morale çlirimtare shqiptare, jo vetëm në Kosovë!

Si është e mundur që Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari, njëri nga kryefigurat dhe më e ndritura e luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës, të mos e ketë shtatoren e shkrirë në bronz në vendin më të merituar në zemrën e Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, që do të ishte nderim ushtarak, nderim çlirimtar, nderim institucional, nderim politik patriotik atdhetar dhe nderim simbolik i shtetit të Kosovës për të cilin, Ai dha gjithçka bashkë me tërë familjen e Tij legjendare Jasharaj?

Si mund të kuptohet që Kryeqyteti i Kosovës Prishtina vazhdon dhe ende nuk e ka të vendosur në qendër të vet figurën që mishëron më fuqishëm se askush tjeter sakrificën për liri dhe pavarësi të saj?

Por gjithashtu po aq e rëndë dhe totalisht e pashpjegueshme mbetet edhe mungesa e përmendoreve të tjera të mëdha në qendër të Prishtinës dhe në lagjet e saj më të mëdha për drejtuesit politikë dhe organizativ të lëvizjes ilegale në Kosovë, për ata Heronj të lavdishëm që për dekada të tëra mbajtën gjallë frymën e rezistencës kombëtare, që ishin në ballë të organizimit të popullit në rrethana të jashtëzakonshme pushtimi, represioni dhe përndjekjeje, dhe që ndërtuan bazën morale, politike e kombëtare organizative të lirisë, që erdhi më pas me luftën heroike të UÇK-së dhe me çlirimin e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Është vështirë të kuptohet pse qendra e Prishtinës nuk ka përmendore për këta prijës të rëndësishëm të historisë sonë të re, as për Adem Demaçin, figurën më përfaqësuese të rezistencës politike shqiptare në Kosovë, njeriun që për vite e për dekada të tëra u bë ndërgjegjja e gjallë liridaahëse e popullit shqiptar të Kosovës në robërinë e Serbisë pushtuese!

Në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë janë ngritur me të drejtë përmendore për figura të rëndësishme si Presidenti historik Ibrahim Rugova, kryepajtimtari i Kombit Anton Çetta dhe Prof. i madh Fehmi Agani, të cilët e kanë vendin e tyre të nderuar në historinë e re dhe në kujtesën e pashlyer kombëtare!

Por pikërisht këtu lind nevoja për një balancë më gjithëpërfshirëse dhe më të ndershme ndaj të gjitha figurave qendrore të rezistencës tonë kombëtare në Kosovë e vise!

Memorja historike e një populli nuk duhet të jetë e pjesshme e as selektive apo e kushtëzuar nga rrethana politike të çastit, po per Rugovën e jo për Demaçin, po për Zahir Pajazitin e jo për Adem Jasharin, po për Anton Çetën e jo për Rexhep Malen, po për Fehmi Aganin e jo për Afrim Zhitinë!

Kujtesa nderuese kombetare duhet të ndërtohet mbi të vërtetën, mbi peshën reale të veprës dhe mbi përgjegjësinë për t’u dhënë brezave një pasqyrë të qartë e të plote dhe të drejtë të sakrificës së jashtëzakonshme kombëtare!

Në këto rrethana, me shumë shqetësim shtrohet me të drejtë pyetja: çfarë duhet të bëhet që shtatorja e Simbolit të Rezistencës Kombëtare Bacë Adem Demaçit dhe ajo e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit të vendosen në qendër të Prishtinës?

Çfarë vetëdije kolektive kombëtare mobilizuese institucionale, qytetare, kombëtare, ushtarake dhe kulturore duhet të zgjohet, që këto figura të marrin vendin e tyre të merituar në hapësirën publike të kryeqytetit të Kosovës?

Është e domosdoshme që edhe Heronjtë e Kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të kenë vendin e tyre të merituar në qendër të shesheve kryesore të Prishtinës dhe në sheshet qendrore të lagjeve të mëdha të saj!

Këta emra heronjësh nuk janë vetëm pjesë e historisë së lavdishme të rezistencës shqiptare të Kosovës, por janë gurë themelorë të ndërgjegjes kombëtare dhe të rrugës së gjatë drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!

Vendosja e shtatoreve dhe përmendoreve në hapësirat më të dukshme të Kryeqytetit të Kosovës do të ishte jo vetëm akt nderimi, por edhe një mësim i përhershëm për brezat e rinj që do të vijnë, që ta kuptojnë se liria, çlirimi nga Serbia pushtuese dhe dinjiteti kombëtar e shteti i pranuar e i njohur ndërkombëtarisht i Kosovës, nuk erdhën rastësisht, por u fituan me gjak dhe përpjekje të mëdha e të jashtëzakonshme!

Prishtina, Kryeqytet i Kosovës, ka për detyrë historike, kombëtare dhe institucionale që të pasqyrojë me dinjitet të plotë memorien shumëdimensionale: atë të rezistencës politike, të rezistencës ilegale atdhetare, rezistencës popullore dhe luftën e armatosur çlirimtare të UÇK-së!

Vetëm kështu Kryeqyteti Prishtina do të mund të flasë me gjuhën e së vërtetës historike dhe me respektin e duhur për ata që vuajtën, punuan, kontribuan, luftuan dhe derdhën gjak e ranë heroikisht për lirinë e Kosovës nga okupatori serb!

Mungesa e shtatoreve dhe përmendoreve të tyre në qendrën e Prishtinës nuk është thjesht një mungesë fizike në hapësirë, ajo është një boshllëk dhe një padrejtësi që kërkon korrigjim urgjent!

Është koha që Prishtina dhe Kryetari i saj të marrin përgjegjësinë që ju takon dhe t’u japi figurave më të mëdha të kombit tonë vendin që e kanë merituar prej kohësh: në zemër të kryeqytetit, në zemër të kujtesës historike kombëtare dhe në ndërgjegjen e përhershme të brezave që vijnë!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 18 Mars 2026!

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2026 00:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?