Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar me humor dhe pak nervozizëm kur u pyet për mundësinë e fitimit të vetëm një UEFA Champions League me qytetarët e Manchesterit.
Guardiola tha: “Të gjithë duan të më shkulin, apo jo?! Zoti madh. Një ditë do të vij këtu dhe do të them bye bye, por ende jam këtu me kontratë njëvjeçare!”. Ai shtoi se kritikat pas fitimeve të tij të mëparshme në Barcelona janë të vështira për t’u përballuar, duke theksuar: “Duhet të fitoj gjashtë Champions League për të u njohur. Pas tripletës dhe sextuple me Barcelonën, nëse nuk fitoj treble dhe sextuple, ekipet e mia konsiderohen një dështim. E di këtë që nga dita e parë.”
Guardiola gjithashtu kujtoi presionin e vazhdueshëm nga media dhe tifozët: “Sezoni i parë këtu: ‘Kur do të fitoni Champions League?’ 100 pikë, ‘Kur do të fitoni Champions League?’ Në fund e fituam, ‘Pse nuk keni fituar pesë Champions League?’”.
Deklarata e tij thekson sfidën e trajnerëve të mëdhenj për t’u njohur, pavarësisht sukseseve të mëdha në karrierë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Mars, 2026 16:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.