Djali sulmon babain në një fshat të Tetovës
Më 08.04.2024 në ora 01.00 në një fshat të Tetovës, efektivët e policisë nga Njësia e Policisë Grupçin kanë privuar nga liria personin R.A. (43), i cili ishte raportuar nga babai i tij S.A. (65) se para shtëpisë së tyre familjare në fshat e kishte sulmuar fizikisht.
Ai është mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse.