Interi me qetësi po i afrohet titullit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 22:05

Interi me qetësi po i afrohet titullit

Interi ka mposhtur Udinesen me rezultat 2 me 1 në minutat e fundit të takimit për të forcuar edhe më shumë pozitën e parë, teksa Udinese nuk e ka të sigurt mbetjen në Serie A.

Ekipi vendas realizoi me Samarxhiqin në minutën e 40, ndërkaq Interi u kthye në lojë me golin e Hakan Calhanoglut në minutën e 55.

Në minutën e pestë shtesë Davide Frattesi realizoi për 2 me 1.

Me këtë fitore, Interi ka 82 pikë, ndërkaq Milani në pozitën e dytë me 68 pikë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 22:05