Akuza politike për pasaportat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 20:11

Akuza politike për pasaportat

25 vende anëtare të BE-së lejuan lëvizjen me pasaporta të vjetra deri në shtator, por Osmani i fshehu informacionet, thotë deputeti Antonio Milloshoski, i cili për TV 24 thotë se dokumenti është i besueshëm dhe se është miratuar me rekomandim të Komisionit Evropian, përcjell FLAKA.

Të njëjtin dokument, siç thotë Milloshoski, e kanë pranuar të gjitha vendet anëtare, përveç dy, Greqisë dhe Francës. Siç thekson Milloshoski, MPB-ja e Italisë në letër përmend se vendimi është marrë për të mbrojtur të drejtën e lëvizjes së lirë.

Në reagimin e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se qytetarët e Maqedonisë nuk mund të largohen nga vendi sepse sipas legjislacionit vendas pasaportat me emrin e vjetër janë të pavlefshme. Ai e lokalizoi problemin në Ministrinë e Brendshme dhe i kërkoi që të përshpejtojnë procesin e zëvendësimit të dokumenteve personale.

Në ndërkohë, agonia me lëshimin e pasaportave vazhdon, ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski dhe zëvendësi i tij Bojmacaliev kanë qëndrime diametralisht të kundërta se kush është fajtori për kaosin. Vlerësimet janë se problemi do të thellohet edhe më shumë gjatë periudhës së verës, kur edhe qytetarët nga diaspora do të nisin nxjerrjen e dokumenteve. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 20:11