Arsenali pretendon për një penallti ndaj Saka-s

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2024 06:27

Arsenali pretendon për një penallti ndaj Saka-s

Ndeshja mes Arsenalit dhe Bajern Munihu, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, është mbyllur me shifrat 2-2, pas një përballje shumë interesante në “Emirates”.

Megjithatë, në fundin e saj kishte një episod i cili do të diskutohet shumë gjatë. Saka hyri në zonë duke i vjedhur kohën Nojer dhe më pas u rrëzua pas një kontakti me portierin. Ai kërkoi penallti, por për gjyqtarin nuk kishte faull në atë moment. Pak çaste më vonë, erdhi vërshëllima përfundimtare e ndeshjes, që solli zemërimin e “topçinjve”.

Mikel Arteta ishte i pari që vrapoi në fushë për të folur me gjyqtarët duke i kërkuar llogari, teksa edhe futbollistët e tij ishin të pakënaqur me këtë vendim.

“Në fushë mua m’u duk si penallti”, tha Trosard pas ndeshjes, duke komentuar vendimin që me siguri do të përmendet shpesh në javën në vijim.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2024 06:27