UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e federatave të futbollit të Evropës Juglindore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 13:05

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e federatave të futbollit të Evropës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore. Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, më 16 prill, në orën 14:00 – 17:00.

Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit evropian, njofton Federata e Futbollit e Shqipërisë, transmeton “Zëri”.

Pjesë e mbledhjes do të jenë presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore: Bosnjë e Hercegovina / Kroacia, Qiproja, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Shqipëria.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s do të zhvillohet në Shqipëri, pasi më parë FSHF-ja ka mirëpritur dhe ka organizuar në Shtëpinë e Futbollit edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, komitetin “HatTrick”. /Zëri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 13:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.