Pendarovski: Garnitura aktuale qeverisëse dhjetë herë më e mirë se ajo që ofron opozita

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:30

Pendarovski: Garnitura aktuale qeverisëse dhjetë herë më e mirë se ajo që ofron opozita

Kandidati për president Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM-ja, në tubimin e mbrëmshëm në Gjevgjeli tha se nëse prishet marrëveshja e Prespës, atëherë vendi del nga NATO. Ai tha se garnitura aktuale qeverisëse me të gjitha të metat është dhjetë herë më e mirë se ajo që ka ofruar apo ofron opozita tani.

“Dallimi është i madh, e bardha me të zezë, si toka me qiellin. Me të gjitha të metat, ne jemi 10 herë më të mirë nga ajo që ata kishin ofruar më parë apo që ofrojnë tash, në fakt ata ofrojnë vetëm riciklim të regjimit. Për çka? Sepse të gjithë ata janë fëmijët e Gruevskit. Sekretari i përgjithshëm i Gruevskit tani është kryetar i VMRO DPMNE-së, njeriu i dytë i Gruevskit tani është njeriu i dytë i Hristijan Mickoskit, Antonio Milloshovski ishte njeriu i tretë në kohën e Gruevskit, tani është njeriu i tretë i Mickoskit. Nuk dallojnë as me emër as mbiemër e lëre më për kuptimin e politikës dhe praktikimin e politikës. Për këtë arsye të mos lejojmë që pas shumë viktimave, pas aq shumë kompromiseve, pas shumë viteve pritjeje, të gjithë jemi lodhur, na erdhi mbi kokë, me qindra bllokada, tash kur jemi në vet hyrjen në BE t’i japim pushtet këtyre njerëzve për shkak se ata dinë të shkojnë vetëm mbrapa”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president. /Alsat.mk

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?