Bytyqi: Inflacioni është nën kontroll, kompanitë përgjegjëse punojnë me çmime konkurruese

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:52

Bytyqi: Inflacioni është nën kontroll, kompanitë përgjegjëse punojnë me çmime konkurruese

Zëvëvndëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka bërë të ditur se norma e inflacionit është vënë nën kontroll. Bytyqi ka shkruajtur në Facebook që sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për rritjen e kostos së jetës, për muajin mars 2024 është matur një inflacion prej 4.0% që konfirmon politikat konsistente që synojnë normalizimin e situatës pas futjes së çmimeve të ngrira dhe marzhet për artikujt ushqimorë bazë që ishin të vlefshme që nga shkurti 2024.

FATMIR BYTYQI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Kjo është dëshmi se kompanitë me përgjegjësi etike operojnë në vend në masën më të madhe, si në prodhim ashtu edhe në tregti, të cilat, pavarësisht mundësisë së rritjes së madhe të çmimeve, vazhduan të punojnë me çmime konkurruese, gjë që përfundimisht rezultoi në rritjen e inflacionit në muajin mars 2024 me vetëm një pikë përqindjeje krahasuar me muajin paraardhës kur inflacioni ishte matur 3.0%”

Bytyqi shtoi se krahasuar me periudhën e muajve janar dhe mars 2024 nga ajo e muajve janar dhe mars të vitit 2023, inflacioni është 3.4%, që është më pak i ulët se inflacioni i parashikuar fillimisht për vitin 2024, i cili siç tha Bytyqi, sipas parashikimeve të fundit të Qeverisë duhet të jetë 3.6%. E për këtë Bytyqi e quajti se kjo është një tjëtër dëshmi e suksesit të masave të qeverisë. /SHENJA

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?